E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha -Biden: SHBA mbështet Shqipërinë në forcimin e demokracisë

Kryeministri Sali Berisha ka takuar zëvendëspresidentin e SHBA-së, Joe Biden nga i cili ka marrë edhe premtimin se SHBA-ja do mbështesë plotësisht Shqipërinë në përpjekjet e saj për ndërtimin dhe forcimin e një shoqërie demokratike dhe në rrugën e reformave integruese. Biden, ka pranuar gjithashtu edhe ftesën e kryeministrit Berisha për të vizituar Shqipërinë. Kryeministri deklaroi se "Vizita e Biden do të ishte një kënaqësi shumë e madhe për Shqipërinë dhe shqiptarët".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›