Refuzohet deklarata e BE-së pa Kosovën

Shqipëria ka refuzuar të mbeshtetë deklaratën e liderëve të Evropes Juglindore për integrimin e rajonit në BE, pasi Kosova nuk përfshihej në këtë dokument. Takimi i liderëve të rajonit i cili u zhvillua në Beograd në tre shkurt konkludoi me një deklarate të përbashket ku kërkohej që proçesi i integrimit evropian i vendeve të rajonit të kthehej në prioritetin e axhendës së BE-së.Sipas Majlinda Bregut pala shqiptare propozoi që në deklaratë të përfshihej edhe kërkesa për përfundimin e shpejtë të studimit të fisibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit midis BE-së dhe Kosovës. Ndërsa sqaron pozicionin e palës shqiptare, ministrja Bregu thekson se realiteti i ri i krijuar në rajon me shpalljen e pavaresisë së Kosovës nuk mund të anashkalohet. "Nuk mund të mbështesim një daklaratë që nuk përfshihet Kosova,në asnjë lloj rrethane", tha ministrja Bregu. Deklarata e hartuar në Beograd nënvizonte prespektiven e rajonit në BE, dhe përfshinte vetëm vendet e rajonit të ftuara në takim nga pala Serbe.