E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjinushi: Me PS na bashkojnë 8 vitet opozitë, me LSI asgjë, do i rrimë në distancë

KORCË-Nga qyteti i Korcës, kreu i PSD, Skënder Gjinushi ka komentuar situatën aktuale politike si dhe cështjen e shumëdiskutuar të anëtarit të LSI në KQZ.
Aleati i PS, Gjinushi theksoi se nëse KQZ vepron ligjshmërisht fitorja e 23 Qershorit shkon tek e majta.
“Janë gjëra që i kemi paralajmëruar, KQZ pre e këtyre lëvizjeve të partive. Çdo tentativë reforme me Berishën është një mashtrim. Tani po kryhen veprime antiligjore me të cilat opozita nuk duhet të pajtohet. PSD ka qëndrimet e veta, por përgjegjësinë për këtë situatë duhet ta mbajë Berisha. Nëse KQZ është e ligjshme e majta fiton zgjedhjet e 23 qershorit”.

Gjinushi theksoi se PSD ka të përbashkët PS, 8 vitet opozitë, kurse me LSI nuk ka asnjë të përbashkët.
“Meraku është edhe me LSI, e cila ka lëvizur nga e majta. Edhe brenda opozitës ka variante të këqija dhe të mira. Me PS nuk na ndan asgjë, na bashkojnë 8 vite opozitë. Me LSI asgjë të përbashkët, ne kemi tjetër moral politik. LSI ka pragmatizmin e vet, qytetarët e ndajnë këtë punë me votë. Nuk do të afrohemi fare me LSI, do qëndrojmë në distancë. E majta nuk duhet të shitet, të jetë sa më pavarur dhe e pastër. PSD nuk bën pazare dhe dallon nga partitë e tjera politike. Kjo është mënyra për të pastruar të majtën. Berisha po rri në pushtet me vota të majta, si në 2009”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›