E Diel, 1 Nëntor 2026

Dritan Dajti braktis sallën e gjyqit, nuk pranon gjykimin pa avokat

TIRANË- Gjykata Krimeve të Rënda ka caktuar sot sërish avokatin Sokol Mengjesi për të kryer mbrojtjen e të pandehurit Dritan Dajti i akuzuar për vrasjen e 4 policivë në Durrës, në gusht të vitit 2009. Sakaq në procesin e sotëm i pandehuri Dajti ka braktisur sërish sallën e gjyqit, për shkak të mungesës së një avokati mbrojtës, ndërsa nuk ka pranuar vijimin e gjykimit pa avokat.

Për zhillimin e proceseve trupi gjykues ka vënë në dijeni përmes një shkrese edhe Ministrinë e Drejtësisë, KLD, si edhe Dhomën Kombëtare të Avokatisë. Mungesa e avokatëve mbrojtës është bërë shkak për shtyrjen e seancave të mëparshme, gjë që ka shkaktuar dhe përplasje mes Krimeve të Rënda dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë.

Dy institucionet kanë fajësuar njëra-tjetrën për dështimet e gjykimit të Dritan Dajtit, të akuzuar për vrasjen e 4 efektivëve në gusht të 2009-ës në qytetin e Durrësit.
(e.m/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›