At Nikolla Marku: Ndryshim Kushtetutës mbi fenë, bojkotoni Janullatosin
Elbasan- Kisha Ortodokse e Pavarur Kombëtare ka kërkuar sot nga Parlamenti ndryshimin e Kushtetutës në pikat mbi besimin fetar. Në një deklaratë për mediat, At Nikolla Marku shprehet se komunitet fetare nuk mund të bëjnë marrëveshje me qeverinë, kur në krye të komuniteteve mund të jenë partner të huaj apo subjekte jashtë kombit Shqiptar.
Besimtarët ortodoksë shqiptarë, të bojkotojnë çdo ceremoni fetare apo meshë ku flitet në greqisht, përjashtuar fshatrat me popullsi minoritare greke jo autoktone. Drejtues të shtetit si dhe deputetë e drejtues partish, ta bojkotojnë Anastas Janullatosin në kremtimin e Pashkëve Ortodokse më 5 maj 2013. Anastas Janullatos është shovinist grek, në shërbim të antishqiptarëve në të kaluarën si Sebastionos, Napolon Zerve dhe tani Agimit të zi, Grek. Duhet ta dinë të gjithë këta përfaqësues të popullit, në nivele të ndryshe se, Anastasi përdor në dëm të kombit shqiptar, fenë, ekonominë dhe politikën, pavarësisht se Janullatos është në grahmën e tij të fundit ku perendia i ka caktuar edhe vendin e prehjes në Greqi,- shprehet Marku.
Në reagimin e tij ai kërkon që ti hiqen Janullatosit titujt e dhënë nga ish-presidenti Bamir Topi dhe ish-kreu i Bashkisë Tiranë Edi Rama. Gjithashtu ai ka lëshuar akuza të forta në drejtim të kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule, ndërsa kërkoi miratimin e Rezolutës Çame.