Dorëheqja e Vasilit, Basha: U largua për të ushtruar detyrat politike në LSI, e falenderoj për bashkëpunimin
TIRANË- Një ditë pas dorëheqjes së Petrit Vasili nga posti i nënkryetarit të Bashkisë, kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha ka vlerësuar kontributin e tij. Në një prononcim për mediat, Basha konfirmoi faktin se nuk ka largime te tjera nga Bashkia e Tiranës të përfaqësuesve të LSI-së, teksa shtoi se mbledhja e fundit e këshillit Bashkiak tregoi se Bashkia Tiranë mbetet e përkushtuar ndaj qytetarëve.
“E falënderoj për bashkëpunimin dhe rolin që ka luajtur, profesionalizmin dhe përkushtimin me të cilin ka shërbyer. Ai është nënkryetar i LSI-së dhe do ishte e cuditshme nëse angazhimi i tij para elektoral dhe kandidimi i tij si deputet nuk do të kondiciononte punën që do bënte”- theksoi Basha.
Një ndër largimet nga postet zyrtarë pas aleancës PS-LSI ka qenë dje dhe ajo e z. Petrit Vasili ka dhënë dorëheqjen si nënkryetar i Bashkisë së Tiranës. Mësohet se Vasili ka informuar kreun e Bashkisë, z Lulzim Basha përmes një letre ku theksohet se “angazhimi im elektoral ka qenë dhe motivacioni për marrjen e këtij vendimi”.
(e.m/BalkanWeb)