E Diel, 1 Nëntor 2026

Ikën drejtori i LSI-së, merr edhe karrigetlë vetëm portretin e Nishanit

spitali-i-vloresVlorë- Me ikjen e kreut të Spitalit të Vlorës, Shkëlqim Selami i vendosur një vit e gjysmë më parë nga Lëvizja Socialiste për Integrim në këtë post, janë zhdukur edhe objektet e zyrës së shefit të këtij spitali.

Mësohet se drejtori i ri, gjinekologu Remzi Haxhiu e ka gjetur zyrën pothuajse pa asnjë objekt. Haxhiu ka deklaruar indinjatën e tij nga kjo zbrazje e zyrës që sipas të cilit edhe karriget janë hequr, rast i paprecedentë për këtë spital.

Janë ndërruar shumë drejtorë në 28 vite punë që kam në këtë spital, por kurrë nuk ka ndodhur që zyra të boshatiset në këtë mënyrë, ku përvecëse tavolinës, asnjë gjë tjetër nuk ka në zyrë. Po ashtu dhe Sekretaria e Drejtorisë së Spitalit është pothuajse bosh spo gjejmë asnjë document,-tha ai për mediat lokale.

Sipas Haxhiut incidenti i është komunikuar Ministrisë së Shëndetësisë, si diçka jashtë çdo normaliteti.

Me largimin e LSI-së nga qeveria, nisi edhe vala e dorëheqjeve dhe shkarkimeve të përfaqësuesve të saj në administratë e sektorë të tjerë publik në vend.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›