E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjinushi: Meta bëri pazar politik me Sali Berishën

“Me këtë aleancë, jo vetëm e majta, por të gjithë votuesit i kuptuan dyshimet se, “vota për LSI-në është votë për Berishën”. “Besoj se tani nuk mund të flitet më për moral politik, Meta tregoi se është matrapaz politik dhe që ka qenë vegël e Saliut”, - tha dje Gjinushi. 

Sipas Gjinushit, ky koalicion nuk ka asnjë moral, pasi gjatë fushatës elektorale, Meta ka hedhur akuza të ashpra ndaj qeverisë aktuale me në krye kryeministin Sali Berisha.  “Tashmë s’bëhet fjalë për asgjë tjetër, vetëm për matrapazllëk. Kjo i ngjan një tregu, një pazari të madh, ku blihet e shiten vota, mandate, menjëherë sapo përfundojnë zgjedhjet, i ngjan pra një merkatoje ku ngrihen çmimet e mandateve vetëm për pushtete personale”, - theksoi Gjinushi.

 Ai ka akuzuar se brenda Partisë Socialiste ka disa individë që punojnë kundër PSD-së, por megjithatë ka deklaruar se koalicioni me këtë parti do të vazhdojë, megjithëse tashmë sdo të ketë asnjë rëndësi, pasi partia e Gjinushit nuk ka asnjë deputetë në Kuvend, ndërsa mbetet në opozitë bashkë me Partinë Socialiste.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›