E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vietnam, përmbytjet shkaktojnë disa viktima

Gjashtë persona humbën dje jetën nga rrëshqitja e dheut në provincën Bac Kan, ku dëmtuan rëndë disa rrugë dhe u ndërpre energjia elektrike, thuhet në një komunikatë të qeverisë.

Përmbytjet u kushtuan jetën edhe dy personave në provincat fqinje Cao Bang dhe Ha Giang, ndërsa tre të tjerë, përfshi dy fëmijë, u morën nga rrjedha e ujit dhe tashmë janë shpallur të zhdukur, thuhet në komunikatë.

Të paktën 300 persona u detyruan të braktisnin shtëpitë e tyre të dëmtuara nga rrëshqitja e tokës, shumë rrugë dhe të mbjellat u dëmtuan rëndë, thuhej në komunikatën qeveritare ku theksohej se shirat dhe përmbytjet do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›