E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama pritet me ovacione dhe duartrokitje të forta jashtë PS

Sapo ka nisur një konferencë shtypi e liderit të Partisë Socialiste Edi Rama. Shumë njerëz të mbledhur në sheshin para selisë së PS, kanë thirrur me ovacione dhe duartrokitje të forta "Edi, Edi" dhe "Rroftë Partia Socialiste".
Dalja e Rames ne konference per shtyp pritej me ineteresim te madh jo vetem nga qytetaret e mbledhur aty por edhe nga nje numer rekord mediash vendase dhe te huaja.
Rama është lutur disa herë për të ndaluar duartrokitjet dhe ka folur shkurt lidhur me shpalljen e marreveshjes Berisha-Meta per qeverine e re.
"Meta sot beri ate qe edhe Xhuveli nuk do guxonte ta shihte as ne endrren me te bukur, - tha Rama, - Ai trafikoi 83 mije zemra te majta, (votuesit e LSI ne gjithe vendin) per ti dhene nje paterice kryeministrit te marre fund, Sali Berisha.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›