E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr në Kryesinë e PS, Rama braktis mbledhjen

Rama braktis mbledhjen

Zgjedhja e drejtuesve te Forumit Rinor Eurosocialist dhe kandidatura e PS per nenkryetarin e KLD shkaktojne debat te ashper ne mbledhjen e Kryesise. Rama dhe Veliaj kembengulin per Spiropalin ne krye te FRESSH, dalin kunder Gramoz Ruci dhe Arta Dade. Debat dhe per mandatin e Seserit

Debate te forta ne Kryesine e Partise Socialiste per zgjedhjen e drejtuesve te Forumit Rinor Eurosocialist dhe kandidaturen e Ardian Vishes, per nenkryetar te Keshillit te Larte te Drejtesise. Per ne krye te forumit do te kandidoje serish Elisa Spiropali, e cila eshte emeruar disa vite me pare nga kreu i PS-se. Dyshja e forte Edi Rama-Erjon Veliaj, ka kembengulur qe ne krye te FRESSH te jete Spiropali, gje qe nuk eshte suportuar aspak nga emrat me te rendesishem socialiste ne vite. Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Gramoz Ruci dhe deputetja Arta Dade e quajten te papranueshme zgjedhjen e Spiropalit ne kete forum te rendesishem per partine me te madhe te opozites. Sikunder bejne me dije burime brenda mbledhjes se Kryesise, debati eshte acaruar se tepermi mes me te vjeterve ne PS dhe te rinjve qe vijne nga MJAFT-i se bashku me mbeshtetesin e tyre te flakte, Edi Ramen. Ky i fundit, kur ka pare se toleranca nga deputetet Ruci, Dade dhe te tjere, ishte zero ndaj pretendimeve per te vene ish aktivisten e MJAFT-it ne krye te FRESSH, ka reaguar ne menyre demonstrative duke braktisur mbledhjen.

Ne keto kushte, mbledhja e Kryesise nuk eshte nderprere por ate e ka vazhduar numri dy socialist, Gramoz Ruci. Ne te eshte diskutuar dhe per qendrimet qe do te mbahen ne seancen e radhes. Ketu ka zene vend debati tjeter, ai mbi kandidimin e Ardian Vishes, per postin e nenkryetarit te Keshillit te Larte te Drejtesise. Nga pjesa me e madhe e anetareve te Kryesise, kjo kandidature nuk eshte cilesuar e pershtatshme. Madje deputeti Majko ka pasur debat te ashper me kryesocialistin Rama. Ai shprehu rezerva ndaj propozimit te PS-se, duke theksuar se Visha nuk duhet te ishte propozuar nga opozita. Mes Majkos dhe Rames jane zhvilluar replika te ashpra dhe eshte permendur fakti se Visha eshte avokat i ministrit te Mjedisit, Fatmir Mediu, i cili ka qene i hetuar per ceshtjen e Gerdecit kur ishte minister i Mbrojtjes. Ne lidhje me mandatin e deputetes Rudina Seseri, Kryesia e Partise Socialiste ka vendosur qe per kete ceshtje te kete diskutime ne mbledhjen e Asamblese Kombetare qe pritet te mbahet paraditen e sotme. Sipas burimeve nga PS-ja, Asambleja Kombetare do te vendose per qendrimin qe do te mbaje Grupi Parlamentar, ne rast se procesi do te zvarritet nga ana e mazhorances.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›