E Diel, 1 Nëntor 2026

Vasili Mjeket e familjes te jene me te informuar per semundjet e kesaj moshe

Të moshuarit përbëjnë rreth 1/3 e popullsisë së botës. Për këtë arsye me kërkesë të Organizatës Botërore të Shëndetesisë problematika e tyre është vënë në fokus të ditës ndërkombëtare të shëndetit edhe në vendin tonë, ku sipas Ministrit të Shëndetësisë Petrit Vasili po përgatitet edhe një plan i detajuar që mjekët e familjes të jenë më të informuar për sëmundjet që prekin këtë moshë.
“Ti shtojmë jetë viteve”. Me këtë moto në ditën ndërkombëtare të shëndetit Organizata Botërore e Shëndetësise ka kërkuar shtimin e vëmendjes ndaj problemeve shëndetësore të moshës së tretë, të cilët përbëjnë edhe 1/3 e popullsisë në mbare botën.
Problematikat e të moshuarve sipas Ministrit të Shëndetësisë Petrit Vasili janë të shumta si sociale ashtu edhe shëndetësore, dhe ajo çfarë duhet bërë është bashkëpunimi i të gjithë aktorëve në përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre. Përsa i përket shëndetësisë, sfidë mbetet njohja e mjekëve me problemet e kësaj kategorie.
Në të gjithë botën 4-6% e të moshuarve janë të rrezikuar nga keqtrajtimi. Përafërsisht 25 deri 30 % e të moshuarve pas moshës 85 vjeç pësojnë një nivel rënie të kujtesës. Moshimi në Shqipëri përbën një sfidë për të ardhmen, zgjatja mesatare e jetës në lindje është rritur me gati 22 vjet në krahasim me 1950 dhe 10 vjet jetë më shumë se në 1960. Në këtë kontekst çdo person që ka mbushur moshën 60 vjet ka shpresë për të jetuar edhe 20.6 vjet, ndërsa një person që ka mbushur 65 vjet, ka shpresë për të jetuar edhe 16.5 vjet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›