Spahia: Mbeshtetje emigranteve per t'u kthyer
Kryetari i Partise Levizja e Legalitetit Ekrem Spahiu, prezantoi ne Preze kandidaten Shqipe Fjora. "Emigranteve te pas viteve '90 qe te konsiderojne seriozisht mundesine e rikthimit te tyre ne Shqiperi, jo vetem per te kontribuar per zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit, por edhe per t'u integruar ne menyre te plote ne jeten politike, shoqerore dhe ekonomike te vendit tone, ju ofrojme mbeshtetjen tone", tha Spahia. Po dje, kryetari i Bashkimit Liberal Demokrat,Arjan Starova, prezantoi kandidatin e listes shumeemerore te kesaj partie per njesine numer 11, ne Laprake. "Ne keto vite eshte ecur me ritme shume te shpejta, pikerisht mbi bazen e kesaj logjike, e kesaj vetedije qe besoj e kemi te perbashket, ne po kerkojme qe t'i japim dhe nje mandat te dyte ketij koalicioni", u shpreh Starova. Per te cilin nje fitore e tille eshte me se e mundshme, pasi ketyre arritjeve te realizuara.