Xhuveli hap fushaten, Berisha mesazh me vidio
Partia Agrare Ambientaliste celi diten e djeshme fushaten e saj elektorale si pjese e koalicionit "Aleanca per Ndryshim" te udhehequr nga Partia Demokratike. Kryetari i PAA-se, Lefter Xhuveli theksoi se mazhoranca aktuale meritonte nje mandat te dyte qeverises, per shkak te reformave te medha, qe kishte kryer dhe qe kishin siguruar edhe anetaresimin e Shqiperise ne NATO. Konferencen e djeshme e pershendeti edhe kryeministri Berisha, njekohesisht kryetar i PD-se, i cili theksoi me ane te nje deklarate te paraqitur ne vidio projektor se agraret kishin arritur te benin mbrojtjen e duhur te mjedisit, spekter qe e mbron partia e tyre. Po keshtu Berisha i falenderoi agraret per bashkepunimin gjate kater viteve dhe per vazhdimin e tij.