Gjinushi: Opozita duhet të kërkojë zgjidhje politike
TIRANE- Kryetari i PSD-së, Skënder Gjinushi gjatë emisionit, “5 pyetjet nga Babaramo”, në Tv “NEWS24” tha se e majta i ka fituar zgjedhjet, pasi ka fituar të gjitha bashkitë e mëdha dhe disa bastione të PD-së. Ai sërish ka shprehur ankesa në lidhje me sjelljen e PS-së ndaj aleatëve, duke thënë se ajo u tregua dorështrënguar me ta, duke mos u lënë zona të lira.
I pyetur nëse çështja e Tiranës duhet të çohet në ‘Venecia’, Gjinushi tha se “ky është naivitet”. Sipas tij, tashmë ka ardhur koha që “opozita të kërkojë zgjidhje politike në këtë vend, edhe pse e vonuar, sepse kjo qeveri s’ka dhënë ende llogari për 21 janarin, as për dështimin e statusit të vendit kandidat, por nga ana tjetër, as Kuvendi nuk funksionon dhe ka një drejtësi që i është dorëzuar plotësisht politikës”.
Gjinushi sugjeroi që për rezultatin e Tiranës të lexohet raporti i ODIHR-it, të dëgjohet Trojka e ambasadorëve dhe ndërkohë sipas tij, edhe Lulzim Basha e Sali Berisha pranuan humbjen, kur kërkuan çertifikimin e rezultatit para ankimimeve në Kolegj. Gjinushi sulmoi LSI-në, si një parti që votat i ka marrë duke paguar lekë.
Skënder Gjinushi deklaroi dje se populli duhet të mbrojë votën si në 1996-ën, ndërsa çështja e zgjedhjeve në Tiranë mund të drejtohet në Gjykatën Kushtetuese.
“Populli dhe raporti i ODIHR-it janë të vetmit që japin drejtësi në këtë rast. Është mënyra se si kanë votuar ata. Nuk është debat, as PS-je, as PD-je e as Rama–Basha. Ky është debat nëse ky popull lejohet ta ushtrojë votën me rregulla, apo numërohen si t’i dojë qejfi dikujt. Ky popull di ta mbrojë votën, sepse e mbrojti edhe në ’96-ën”, - deklaroi Gjinushi për “Albanian Screen”.
(s.g/Balkanweb)