E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, Unaza e madhe, pezullohen punimet

TIRANE- Unaza e madhe, projekti më madhor për Tiranën është pezulluar nga ministria e Mjedisit për shkak të mungesës së lejes mjedisore.

Sipas Kryeinspektorit pranë ministrisë së Mjedisit, Ilir Bala pezullimi i punimeve është bërë ditën e djeshme rreth orës 14:00 dhe se akti i pezullimit i është dorëzuar firmës ndërtuese.

I cituar nga Gazeta Shqiptare zoti Bala ka thënë se puna për segmentin e Unazës së madhe, mund të rinisë vetëm pasi firma që kryen punimet të pajiset me leje mjedisore.

Puna në këtë segment nisi të premten e kaluar dhe fillimisht po bëhet spostimi i rrethimit të Kopshtit Botanik, pasi projekti parashikon që këtij Kopshti i merr një sipërfaqe prej 9.264 m2, për ndërtimin e Unazës së madhe.
Puna ka nisur në afërsi të Kopshtit Botanik dhe do vijoi deri në rrugën e "Elbasanit" dhe sipas firmës pritet të zgjati dy vjet.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›