Gjinushi: Opozita te bojkotoje Kryeministrin
Partia Socialdemokrate gjithmone e me e ashper ndaj qeverise dhe Kryeministrit te saj, Sali Berisha. Kreu socialdemokrat, Skender Gjinushi, duke iu referuar incidentit ne sallen e Kuvendit mes Kryeministrit Berisha dhe deputetit socialist, Taulant Balla, ka rritur dozen e kritikave ndaj kreu te ekzekutivit, duke kerkuar nga te gjitha partite opozitare te ndalojne ne menyre te menjehershme dialogun politik me kete qeverisje. Njekohesisht, Gjinushi i ka meshuar me force idese se tij te kahershme per largimin e Kryeministrit Sali Berisha. Madje, edhe pse jo ne menyre te drejtperdrejte, kreu socialdemokrat i ka kerkuar PS-se qe te jete ne te njejtin qendrim me PSD, perballe kesaj qeverisjeje. Keshtu, pas bojkotit qe deputetet socialdemokrate i bene seances plenare te dy diteve me pare, ne shenje proteste ndaj ketij incidenti, Gjinushi e cileson si jonormale bashkepunimin me qeverine "Berisha". "Te tolerosh kete qeveri, te tolerosh kete qeverisje do te thote te tolerosh krimin shteteror te Gerdecit; do te thote te tolerosh vjedhjet e korrupsionin masiv; do te thote te tolerosh varferimin e shqiptareve; do te thote te tolerosh arrogancen ndaj biznesit e shantazhin ndaj medies", u shpreh Gjinushi gjate fjales se tij. Gjithashtu, duke ironizuar debatin banal ne parlament, kryetari i PSD-se vuri ne dukje se "te shkosh ne ate salle Kuvendi, ne ato kushte, me ate drejtuese eshte si te frekuentosh motelet e dyshimta, pastaj te ankohesh per perdhunim". Sipas tij, nuk ka asnje manual qe te njohe mandat 4-vjecar per qeverite, pasi ato bien edhe per 24 ore kur jane shkaktare te skandaleve si te kesaj qeverie dhe te ketij Kryeministri.