Vasili: Logjike qe te kemi nje reagim nga PS
Incidenti ndermjet deputetit socialist, Taulant Balla, dhe Kryeministrit Sali Berisha ka sherbyer per shkrirjen e akujve mes selise roze dhe LSI-se. Keshtu, sekretari i Pergjithshem i LSI-se, Petrit Vasili, shprehu dje edhe njehere gatishmerine per nje takim me socialistet. "Eshte normale dhe logjike qe do te kemi nje reagim nga PS. LSI i ka konsumuar te gjitha mjetet per t'i paraprire katastrofes se zgjedhjeve te ardhshme", deklaroi Vasili. Me tej, numri dy i LSI-se, iu referua dhe letres se nje grupi deputetesh te parlamentit evropian, te cilet terhiqnin vemendjen mbi ceshtjen e ndryshimeve kushtetuese qe jane ndermarre ne Shqiperi, por sidomos per hartimin e reformes zgjedhore. Sipas Vasilit, eurodeputetet vleresoje se "reforma zgjedhore e propozuar nuk prodhon nje perfaqesim proporcional te votuesve. Ajo me teper krijon nje sistem bipartizan, qe favorizon dy partite e medha, te cilat me veshtiresi perfaqesojne 50% te votuesve shqiptare, sipas zgjedhjeve te fundit administrative te 2007, si dhe kjo do t'i jepte nje goditje te madhe principit te perfaqesimit proporcional te partive ne nivel kombetar". Por, duke vene ne dukje dhe qendrimin e lidershpit te LSI-se mbi kete ceshtje, Vasili deklaroi se "qellimi i pretenduar i Reformes Zgjedhore eshte te eliminoje trafikimin e votave, mendimi yne eshte se ndryshimet e propozuara jane te rrezikshme per ceshtjen e demokracise ne Shqiperi. LSI perfundimisht vlereson se kambanat e alarmit per rrezikimin serioz dhe te rende te standardeve te demokracise dhe zgjedhjeve te lira kane rene tashme edhe ne institucionet me te larta evropiane".
Madje, ne po kete linje, Vasili apeloi se "cdo qendrim qe shkon kunder tyre nga PD dhe PS do te ishte me pasoja katastrofike per vendin dhe do zhyste ate ne kaosin e mungeses se plote te stabilitetit dhe te pasigurise. E ftojme PS per nje reflektim serioz dhe bashkepunues ne realizimin e nje reforme zgjedhore, qe reflekton edhe shqetesimet serioze te eurodeputeteve".