FGS denon incidentin ne Kuvend
Koordinatorja e Forumit te Gruas Socialiste, Ermira Danaj, reagoi dje mbi debatin e krijuar pak dite me pare ne Kuvend. Sipas saj, ngjarja eshte turpi i Kryeministrit dhe i sherbetoreve te tij. Se bashku me ministra e deputete, Kryeministri Berisha kerkoi t'u mbushe mendjen shqiptareve, se paskesh qene i provokuar aty, ku njeriu nuk mban dot. Ne kete menyre, kryebajraktari i Shqiperise dhe shpura e tij parlamentare, justifikuan jo vetem aktin rrugaceror te Kryeministrit, por edhe vete perdorimin e atij fjalori te ulet, ne do te ashtuquajtur rast provokimi", u shpreh Danaj gjate fjales se saj. Per kete arsye, duke iu referuar ketij qendrimi nga kampi blu, koordinatorja e gruas socialiste nenvizoi se "kjo ngjarje eshte turpi i Kryeministrit dhe i sherbetoreve te tij. Harresa e kesaj ngjarjeje do ishte turpi i te gjitheve ne".