Berisha: Raporti vleresoi transparencen e zgjedhjeve Qamil Xhani
Kryeministri Sali Berisha ka vleresuar dje raportin e OSBE/ODIHR per zgjedhjet e 8 majit. Ne nje konference dhene per mediat, Berisha e cilesoi dokumentin e nderkombetareve si objektiv dhe rekomandimet e tij, si bazen ku palet duhet te punojne per zgjedhjet e ardhshme. "Shpreh vleresimin tim dhe te qeverise shqiptare per raportin final te OSBE-ODHIR per zgjedhjet e 8 majit ne Shqiperi. Raporti vlereson zgjedhjet e 8 majit, si zgjedhje kompetitive. Kompetiviteti eshte shtylle kryesore e ndershmerise dhe lirise se zgjedhjeve. Raporti shpreh vleresimin me pozitiv per vendimin e Keshillit te Ministrave per te ndaluar perdorimin e te gjitha mjeteve te administrates publike ne garen elektorale. Kjo ishte hera e pare ne 20 vite qe vendosej ky standard", tha Berisha. Ne komentin e tij per raportin, Berisha eshte ndalur dhe ne nevojen e nisjes se reformes zgjedhore. Ai ka theksuar se Kodi Zgjedhor ka nevoje per permiresime dhe mazhoranca eshte e gatshme te bashkepunoje me opoziten nen asistencen e nderkombetareve. "Raporti qe ne hyrje thekson se funksionoi sistemi i garancive te integritetit, te procesit te votimit. Ekipi i ODIHR shpreh ne nje leter drejtuar qeverise shqiptare, vullnetin e mire per t`u angazhuar ne ndermarrjen e reformes zgjedhore, ne menyre qe, ndonese thekson se sistemi zgjedhor jep mundesi per zgjedhje te standardeve, serish ka nevoje per permiresime", tha dje Berisha. Duke u ndalur ne rekomandimet, Berisha ka theksuar se ne piken e pare te raportit theksohet "vullneti i forcave politike per te zbatuar me rigorozitet, kodin zgjedhor dhe per t`u angazhuar per nje proces zgjedhor te lire e te ndershem". Nga ana tjeter, kreu i mazhorances eshte ndalur dhe ne procesin e numerimit te votave. Berisha theksoi se procesi i numerimit eshte vleresuar nga ODIHR. "OSBE-ODIHR kane dhene vleresim pozitiv per zgjedhjet e 8 majit ne Shqiperi. Ky vleresim pozitiv eshte merite e sistemit tone. Cdo vote u hodh, u numerua, u vleresua, u llogarit ne menyren me transparente, ndaj zgjedhjet e 8 majit jane vleresuar si zgjedhje transparente", tha dje gjate konferences per mediat, kreu i mazhorances. Duke folur per zgjedhjet e ardhshme dhe rekomandimet, Berisha tha se mazhoranca eshte e gatshme per te zbatuar te gjitha pikat e raportit dhe per te bere kompromise me PS. "Ftoj opoziten per zbatimin e rekomandimeve te OSBE/ODIH, duke bere kompromise per t'i sherbyer reformave ne vend", tha ai.