E Diel, 1 Nëntor 2026

Burgaj: Në bashkëpunim me banorët, do hyjmë në Lazarat

Share

Policia duke pare nga larg Lazaratin

Kreu i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, duke folur nga Gjirokastra, ka premtuar se policia do të hyjë shumë shpejt në Lazarat, për të shkatërruar hashashin e mbjellur. Ai tha se këtë gjë policia do ta bëjë në bashkëpunim me banorët e Lazaratit.

Ne nuk do rreshtim së godituri këtë fenomen. Një ndër qëllimet kryesore dhe prioritetet e policisë është që të parandalojmë që në embrion kultivimin e bimëve narkotike. Së shpejti do të kemi inspektim me avion të gjithë territorit të vendit, për të përcaktuar me koordinata shumë të sakta se ku dhe sa ka kultivim. Në bashkëpunim edhe me komunitetin e Lazaratit ne do të kemi së shpejti ndërhyrje në Lazarat. Është një ndër zonat më problem, ka qenë ndër zonat më me problem. Por kemi pasur edhe zona të tjera problematike, siç është Shkodra apo Malësia e Krujës, tha Burgaj nga Gjirokastra.

Policia ka nisur një aksion prej disa ditësh, duke ndaluar personat që shkojnë të punojnë për vaditjen e hashashit në Lazarat, por nuk ka guxuar, ose nuk ka dashur, të hyjë brenda në fshat.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›