Gjinushi: Prioritet yne, integrim ne BE me dinjitet
Kryetari i Partise Social Demokrate, Skender Gjinushi, ne vijim te turit te tij paraelektoral ne qytetin e Korces, deklaroi se premtimi i tij kryesor dhe angazhimi i tyre si pjese e te majtes, si PSD, eshte integrimi ne BE me dinjitet. Qe do te thote sipas tij, integrim per Shqiperine dhe shqiptaret dhe jo per qeverine dhe qeveritaret. "Nje nder prioritet e PSD, eshte punesimi", deklaroi Gjinushi. Sipas tij, hapja e vendeve te reja te punes, e shoqeruar kjo me shumefishimin e rrjetit te formimit profesional te te rinjve e te papuneve, eshte ne fokus te programit te PSD. "Punesimi eshte problem i zgjidhur, por duhet nje qeveri qe nderton dhe jo nje qeveri qe shkaterron", theksoi ai. Duke folur per arsimin, lideri social demokrat, tha se koncepti i tyre per reformimin e arsimit, konsiston ne ngritjen e nje sistemi arsimor te plote e te harmonizuar, qe nga ai parashkollor.
Shqyrtimi
Institucioni me i larte zgjedhor, gjen te rregullt vetem listen e LSI dhe PLL. Partite e tjera, probleme me kandidatet
Shqyrtimi
Institucioni me i larte zgjedhor, gjen te rregullt vetem listen e LSI dhe PLL. Partite e tjera, probleme me kandidatet