Kandidatet, KQZ kalon PD, mbetet PS
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar listen e kandidateve te Partise Demokratike per zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit. Ne mbledhjen e sotme KQZ-ja, ka miratuar gjithashtu dhe listen e kandidateve te Partise Socialiste per 11 qarqet, pervec Qarkut te Lezhes. Shkak eshte bere kushti per te pasur 30 per qind pjesemarrje te grave, ne listat e kandidateve te cilen Partia Socialiste, nuk e kishte plotesuar per kete qark.
KQZ-ja, ra dakord qe listen e PS-se per Lezhen ta shqyrtoje ne seancen e se henes.
"Lista e PS-se ka nje mangesi tek Qarku Lezhe per shkak te kriterit te 30 %, ndaj duhet ta kthejme per plotesim. Besoj se brenda dites se hene me se shumti te marten, kjo mangesi do te plotesohet nga PS", u shpreh kryetari i KQZ-se Arben Ristani. Nderkohe qe dy dite me pare PS akuzoi kete institucion se po behej pale me PD, duke dale nga roli i arbitrit, per te hyre ne ate te xhelatit. Nderkohe qe ne mbledhjen e paradites se djeshme, KQZ vijoi shqyrtimin e dokumentacionit te kandidimit te subjekteve politike, duke pranuar vetem ato te Partise Levizja e Legalitet dhe Levizjes Socialiste per Integrim, pasi listat e kandidateve, te paraqitura prej tyre ishin ne perputhje me ligjin. Partia Socialdemokrate, Partia Aleanca Demokratike, Partia Republikane, Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, Partia Socialiste e Vertete '91, Partia e Reformave Demokratike Shqiptare, Partia Toleranca e Re, Partia Ora Shqiptare, Partia Aleanca Maqedonase per Integrim Evropian, Partia Demokracia e Re Evropiane, G99 dhe Partia Konservatore, ishin partite dokumentacioni i te cilave u vleresua me probleme nga anetaret e KQZ-se. Listat e ketyre subjekteve ishin me mangesi, kryesisht ne dokumentet e identifikimit te kandidateve si dhe nuk respektonin kriteret e kuotes gjinore, prej 30% te grave. Probleme kane pasur edhe listat e disa partive te tjera, si PBD qe gjithashtu do ta risjellin listen te ripare diten e hene. Partia Demokratike ka perdorur nje truk, per sa i perket plotesimit te kriterit te perfshirjes se 30 per qind te femrave ne lista. Per shembull ne Qarkun e Kukesit, qe garohet per 4 mandate, PD ka sjelle nje liste me 5 emra ne fund te se ciles eshte nje femer. KQZ deklaroi se edhe lista me me shume emra sesa mandate, nuk ka asnje shkelje ligjore. A.G