E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, 5 kushte per shpetimin e zgjedhjeve

Denis Dedej

Partia Socialiste ka bere te ditur dje pese kerkesa publike per shpetimin, sipas saj te zgjedhjeve. Nepermjet nje deklarate per mediat, sekretari per ceshtjet zgjedhore ne seline roze, Kastriot Islami, i shtron keto kerkesa pasi vlereson se deshtimi i procesit te pajisjes me leternjoftimi te votuesve pa pasaporte, eshte akoma me i qarte dhe me i dukshem. "Shifra e aplikimeve prej 353 mije per votuesit pa pasaporte dhe ritmi prej rreth 60-70 mije aplikime ne cdo 10 dite lejon te arrihet ne perfundimin se deri ne 12 qershor 2009 nuk mund te kete me shume se 450-460 mije aplikime te votuesve pa pasaporte", deklaroi Islami. Sipas tij, per te mos abuzuar me listen e votuesve pa pasaporte qe do te mbeten pa aplikuar i kerkon Ministrit te vere ne dispozicion te Komisionit "ad hoc" dhe te OSBE/ODIHR listen e votuesve pa pasaporte qe ende nuk kane aplikuar. "Per me teper ky eshte detyrim i shkruar ne VKM e dates 1 maj 2009. Kjo eshte kerkesa e pare publike, realizimi i se ciles duhet te monitorohet edhe nga OSBE/ODIHR", sqaron deputeti socialist. Ai tha se qeveria po perpunon genjeshtren e madhe te radhes, se mbi 300 mije votues pa pasaporte, prezente ne listen e votuesve, jane emigrante ilegale ose nje pjese e tyre nuk deshiron te votoje. "Prandaj i bej sot ministrit, kerkesen e dyte publike per listen e te gjithe votuesve pa pasaporte qe kane aplikuar dhe/ose, listen e azhurnuar te votuesve pa pasaporte qe ende nuk ka aplikuar, per te vleresuar me saktesi se cfare kategorish perfaqesojne ata qe do te mbeten pa aplikuar", shtroi kerkesen Islami. Ai theksoi se selia roze nuk do te lejoje zhvillimin e zgjedhjeve, pa gjetur nje zgjidhje per keta votues, duke perjashtuar njekohesisht shtyrjen e zgjedhjeve. "I bej keshtu ministrit dhe qeverise, kerkesen e trete publike per te gjetur zgjidhjen per te gjithe ata qe do te mbeten pa mjet identifikimi ne 12 qershor 2009 ose te pranojne publikisht deshtimin per organizimin e zgjedhjeve te lira e te ndershme", deklaroi zyrtari socialist. Me shqetesues, sipas tij, eshte fakti se ende Ministria e Brendshme nuk eshte ne gjendje te tregoje sesa votues pa pasaporte kane marre ne dore leternjoftimin. Per rrjedhoje, Islami i ben Ministrit kerkesen e katert per te bere publike shifren dhe listen e votuesve pa pasaporte qe kane marre ne dore leternjoftimin. Ai gjithashtu kerkoi nga Ministria e Brendshme qe te vere ne dispozicion te Komisionit Kuvendor "ad hoc" listen e votuesve qe kane pasaporte. "I kujtoj Ministrit se kerkohet vetem lista e votuesve apo shtetasve qe kane pasaporte pa asnje te dhene tjeter qe lidhet me mbrojtjen e te dhenave personale", solli ne vemendje deputeti socialist. Nese kjo kerkese nuk plotesohet atehere, sipas Islamit, u lind e drejta te deklarojme se shifra e 730 mije votuesve pa pasaporte, sipas Ministrise se Brendshme, eshte e pasakte ose qellimisht e zvogeluar. Kete zgjidhje qeveria duhet ta jape, pasi sipas Islamit, nese deshtoi me pajisjen me leternjoftim nuk mund te perdore si alibi nenin dhe kodin zgjedhor se nuk ka asnje menyre tjeter identifikimi vecse me pasaporte apo leternjoftim.

PS: Jo zgjedhje farse ne Shqiperi

Deputeti i Partise Socialiste, Kastriot Islami, deklaroi se nuk do te kete zgjedhje farse ne Shqiperi. "Kjo gje duhet te hiqet nga mendja e Berishes qe me veprimin ndaj zonjes Glover risolli ne vemendjen e publikut shqiptar dhe te partnereve nderkombetare fantazmat e mashtrimit te madh elektoral te vitit 1996", sqaroi sekretari per Ceshtjet Zgjedhore ne seline roze. Ai sqaroi se do t'i kerkojne zyrtarisht po ashtu edhe OSBE/ODIHR, te monitoroje 5 kerkesat e bere prej tyre.

Kerkesat publike te socialisteve

1. Ministria e Brendshme te vere ne dispozicion te Komisionit "ad hoc" dhe te OSBE/ODIHR listen e votuesve pa pasaporte, qe ende nuk kane aplikuar.

2. Ministria te veje ne dispozicion listen e te gjithe votuesve pa pasaporte, qe kane aplikuar dhe/ose listen azhurnuar te votuesve pa pasaporte qe ende nuk ka aplikuar per te vleresuar me saktesi se cfare kategorish perfaqesojne ata qe do te mbeten pa aplikuar.

3. Ministria e Brendshme dhe qeverisa te gjeje zgjidhjen per te gjithe ata qe do te mbeten pa mjet identifikimi ne 12 qershor 2009 ose te pranojne publikisht deshtimin per organizimin e zgjedhjeve te lira e te ndershme.

4. Ministria e Brendshme te beje publike shifren dhe listen e votuesve pa pasaporte qe kane marre ne dore leternjoftimin

5. Ministria e Brendshme te vere ne dispozicion te Komisionit Kuvendor "ad hoc", listen e votuesve qe kane pasaporte. Nese kjo kerkese nuk plotesohet atehere, u lind e drejta te deklarojme se shifra e 730 mije votuesve pa pasaporte, sipas MB eshte e pasakte ose qellimisht e zvogeluar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›