“Shembja e pallatit” shtyhet seanca për më 9 qershor
Gjatë seancës së sotme, trupi gjykues ka dëgjuar dëshmitë e 9 personave që kryesisht ishin teknikë dhe punonjës të firmës ndërtuese të pallatit. Seanca e radhës për pallatin e shembur në Gjirokastër është shtyrë për në 9 qershor.
GJIROKASTER- Shtyhet sërish seanca për shembjen e pallatit në Gjirokastër. Data e seancës së radhës është caktuar 9 qershori, ndërsa pritet që të dëshmojnë për ngjarjen 10 persona.
Gjatë seancës së sotme, trupi gjykues ka dëgjuar dëshmitë e 9 personave që kryesisht ishin teknikë dhe punonjës të firmës ndërtuese të pallatit.
Të pranishëm ishin dhe 7 të pandehurit, mes tyre dhe pronarii firmës Sotiraq Janora dhe inxhinieri Gjergji Mece.
Shembja e pallatit 5 katësh mesditën e 9 nëntorit në Gjirokastër shkaktoi 3 të vdekur dhe disa të plagosur. (e.n/News24/BalkanWeb)