Basha ne Vjene, raporton ne OSBE
Shefi i diplomacise shqiptare, Lulzim Basha eshte ne Vjene per te raportuar progresin e Shqiperine ne Keshillin e Perhershem te OSBE-se. Ky organizem mblidhet nje here ne jave per te diskutuar mbi zhvillimin e 56 vendeve anetare ne OSBE. Ministri pritet te fokusohet ne progresin e Shqiperise drejt integrimit euroatlantik, marredheniet me OSBE-ne dhe angazhimet ne te ardhmen me kete organizate, duke perfshire dhe prezencen e OSBE-se ne Shqiperi. Debati per formatin e Prezences se OSBE ne Shqiperi ka filluar qe ne gusht te ketij viti, ku ne te u perfshine dhe Ministria e Jashtme dhe kryeministri Berisha. Te cilet kane qetesuar situaten, duke u shprehur per domosdoshmerine e ketij misioni ne Shqiperi. Ne Gusht, menjehere pas deklarates garantuese te kryeministrit Berisha edhe ministria e Jashtme ka reaguar ndaj deklaratave sipas te cilave, qeveria shqiptare ka kerkuar largimin e OSBE-se nga Shqiperia.