E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti, debati zbret ne Kuvend

Deputetet shfrytezuan dje te gjithe orarin e diskutimit ne Kuvend, per komentet mbi Raportin e Progresit per Shqiperine, nga Komisioni Evropian. Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu tha se raporti, ve ne dukje progresin e Shqiperise ne te gjitha fushat, pervec ne dhenien e lejeve te ndertimit. Duke shigjetuar direkt kryetarin e PS-se Edi Rama, Bregu tha se ne raport theksohet se nuk ka pasur progres ne dhenien e lejeve te ndertimit. "Fondet e BE-se per shume projekte, sidomos ne Tirane, nuk mund te levrohen nga mos dhenia e lejeve te ndertimit nga kryetari i bashkise se kryeqytetit, Edi Rama. Kjo nuk mund te kuptohet prej tij, pasi ai nuk ecen me oren e BE-se", tha Bregu. Duke theksuar se dhenia e lejeve te ndertimit ka nje renie prej 40%. Sipas saj, lejet e ndertimit jane bllokuar teresisht nga Edi Rama, sepse kerkon per cdo leje ne kundershtim me ligjin qe te marre 15% e tij, nderkohe qe e ka cilesuar ate si "Kryetari i Pallatit te Endrrave". Ne replike me ministren, deputeti socialist Balla tha se, nuk mund te kerkohet me cdo kusht progres, ne nje raport qe nuk flitet per progres. "Si mund te krenohet qeveria me kete raport, ku nuk ka progres, po kritikohet puna e qeverise dhe Parlamentit", tha Balla. Fjale qe u hodhen poshte menjehere nga ministrja Bregu. "Do te doja te terhiqja vemendjen e te gjithe kolegeve, ne menyre te vecante te zotit Balla, se nuk po ambientohen dot me gjuhen e raportit", replikoi ministrja. Sipas saj, ne vend qe opozita te thote fjale te mira per progresin e vendit drejt Bashkimit Evropian, mundohet ta nxije gjithnje e me shume. "Krahasuar me raportin e Progresit te BE-se gjate vitit 2004, perceptimi i korrupsionit per vitin 2008 eshte i permiresuar. Korrupsioni mbetet nje problem serioz dhe ne nuk e kemi mohuar kete. Por, tashme kemi miratuar nje strategji sektoriale, po zbatojme ligjin 'per konfliktin e interesave', duke e vendosur ne kete menyre ceshtjen e korrupsionit nje prioritet madhor tonin", vijoi Bregu. Ndersa deputetja Ermelinda Meksi tha se lufta kunder korrupsionit nuk mund te jete e plote nese Kuvendi nuk miraton ligjin "Per financimin e partive politike". Sipas saj, nevoja e miratimit te nje ligji te tille eshte emergjent, ne te mire te klases politike ne prag zgjedhjesh. Rozeta Rapushi

Propozimi

Partia Socialiste propozon miratimin e shpejte te nje ligji per financimin e partive politike. Propozimi u be ne seancen e djeshme plenare, nga Ermelinda Meksi, ne prag te zgjedhjeve parlamentare dhe kerkesen nderkombetare.

Vleresimi

Ministrat e kabinetit qeveritar thane dje se raporti i progresit per Shqiperine

konfirmon progresin e konsiderueshem te bere nga qeveria shqiptare ne procesin e anetaresimit ne NATO dhe reformave per ne BE.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›