E Shtunë, 31 Tetor 2026

"The SHBLSH": Cfare do te bejme ne Klan

Tashme shqiptaret mund te kene nje program te vertete humori. Ne ambientet e Televizionit Kombetar Klan kane nisur prej disa ditesh audicionet per pranimin e aktoreve te rinj ne nje produksion gjigant te ketij televizioni, qe pritet te jete shume shpejt ne ekran. Nderkohe kane nisur njekohesisht edhe punimet per studiot e reja, ne te cilat do te krijohen hapesira dhe teknika profesionale, per t'i ofruar publikut dhe telespektatoreve nje mundesi argetimi, ku kryefjala do te jete humori profesionist. Djemte e njohur te grupit SHBLSH, Genti Zenelaj dhe Julian Deda drejtues dhe ideues te ketij programi, ndersa kane hyre ne diten e dhjete te audicionit rrefejne per lexuesit e "Koha Jone", disa nga detajet.

***

Natyra e tij eshte gjithmone energjike dhe me humor. Eshte kjo pjese e karakterit te tij, por shume besojne se ketu eshte e paevitueshme edhe trashegimia. E ndersa e kemi gjetur ne audicionin e realizuar ne Tv Klan vetem nje dite me pare, kemi mundur t'i shkepusim pak momente aktorit Julian Deda.

Ku jane audicionet e programit te ri te humorit qe do te nise se shpejti ne TV Klan?

Prej dates 1 nentor kemi nisur me audicionet dhe prurjet jane mesatarisht interesante. Ka elemente qe mund te jene pjese perberese e spektaklit, ndersa ne po kerkojme te ndertojme nje spektakel me sa me shume figura dhe karaktere te reja.

Ne cfare drejtimi permbajtesor po shtrihen personazhet dhe karakteret e tyre?

Jane personazhe pa kufizim, pa dallim krahine, moshe, ideje. Ata mund te kene ne thelb te trajtimit politiken, dialektet, mund te flasin per probleme sociale, familjare, etj. Kushdo qe di te beje dicka te bukur, qe eshte ne gjendje te tregoje me humor, apo edhe te imitoje eshte i mirepritur ne audicion.

Mund te flasim per ndonje gjetje interesante deri tani?

Nuk mund te jap emra, sepse eshte pak shpejt dhe lufta e ideve eshte ne zenitin e saj.

Cfare permasash do te kete program ne stafin dhe numrin e aktoreve?

Sigurisht do te jete nje staf i konsiderueshem, ku secili do te kete punen e tij. Per kete po investohet, po punohet, si nga drejtuesit e TV Klan ashtu edhe nga ne. Po ndertojme nje spektakel te ri, qe do kohen e tij. Edhe per ne, pavaresisht pervojes ne fushen e humorit eshte dicka e re, sepse njekohesisht jemi edhe ne drejtimin e ketij spektakli.

Cfare elementesh do te kete ky program?

Ne kryefjale do te jete humori, monologje, dialogje, trilogje, me shume aktore, por do te kete edhe elemente muzikore, si dhe trupa e baletit e koreografit Albi Nako. Sidoqofte humori do te mbizoteroje me synimin per t'i ofruar publikut nje spektakel ne te cilin te kete mundesine per te zgjedhur dhe per t'i kenaqur.

Juli dhe Genti ne kete program jane djemte e grupit SHBLSH, jane vetem prezantues, apo ...te gjitha bashke?

Juli dhe Genti ne kete program do te jene gjithcka per te cilen ai ka nevoje. Do te jemi edhe SHBLSH, edhe prezantues, edhe ideatore te programit, edhe ideatore te numrave.

Po per moderimin, qe nga sa di ju te dy e keni marre vete persiper?

Do te jete nje moderim krejt ndryshe, do te jemi me shume aktore, se sa dy moderatore klasike.

Sa siguri ju jep ky format pas pervojes qe ju keni ne fushen e humorit?

Njerezit ne Shqiperi, pas nje jave te lodhshme me politike, me halle dhe probleme kane nevoje te qeshin. TV Klan, nje ekran i madh dhe me pervoje na jep sigurine teknike, gje qe na mbeshtet fuqimisht ne idene se gjithcka do te jete ashtu sic duhet ne kohen dhe momentin e duhur.

A ka tashme nje emer programi juaj?

Sigurisht e kemi pagezuar, por nuk mund ta them akoma.

Ju vini tashme nga nje spektakel humori, mendoni se te tjere aktore te ketij spektakli, do t'ju bashkohen?

Edhe mund te kete. Ofertat do t'iu behet te gjithe atyre, qe ne mendojme se mund te jene.

Eshte e vertete, qe Zef Deda dhe Mario do te jene pjese e ketij programi?

Zefi eshte i lire te vije kur te doje, me materiale qe ai mund te mendoje se jane te mira, ndersa Mario mund te jete pjese e orkestres se programit.

Flitet se Tv Klan po pergatit nje studio gjigante humori, ndersa tashme eshte zgjedhur edhe skenografia e saj?

Projekti i skenografise ka ardhur dhe po punohet per studion. Eshte vene ne dispozicion gjysma e Klanit per kete projekt. (qesh)

***

Edhe pse ne skenen e humorit e kemi pare te shkelqeje, Gentian Zenelaj ne pune eshte shume serioz. Ndersa e degjon te flase dhe te keshilloje te rinjte e audicionit, kupton njekohesisht edhe natyren pozitive te Gentit.

Sa do te zgjase audicioni?

Ne nuk kemi vendosur nje afat dhe prurjet do te jene sa here qe njerezit duan te vijne, edhe pasi te nise programi, ky nuk do te jete nje spektakel bunker, ku do te jete e pamundur per t'u futur. Une dhe Juli do t'u japim hapesire edhe elementeve pa pervoje aktoriale, por qe kane talent dhe shfaqen interes. Ne i japim ndihmen maksimale cdokujt qe vjen. Personat qe vijne ne audicion nuk trajtohen si top pingpongu, por marrin kontakt direkt me ne dhe ne u japim te gjitha direktivat e duhura se si mund te shkojne ata te nje figure interesante, gjithmone kemi pasur idene e nje spektakli te hapur, qofte edhe per personazhe, qe vijne e luajne nje here. U permend emri i Zefit, ai do te ishte pjese e padiskutueshme e cdo spektakli humori ne Shqiperi. Por pervec Zefit, une dhe Juli jemi partizane te ardhjes se gjithe gardes se vjeter te humoristeve, te cilet duhet te kthehen dukshem ne ekran, sepse ne jemi rritur me ta.

Genti po ti sa komod mendon se do te ndjehesh ne pozicionin e prezantuesit?

Nje zgjidhje e tille nuk ka ardhur nisur nga fakti, se meqe e ndertuam ne, te zeme vendin te paret. Ne po e bejme, sepse ndoshta ende nuk kemi gjetur nje me te mire, ne momentin, qe vjen nje me i mire, ne automatikisht i leme hapesire. Ne mendojme se ne kete spektakel do te ndajme me shume figura te tjera te Klanit dhe per kete jane vene ne levizje te gjitha departamentet dhe emisionet aktuale dhe kjo eshte gje shume e mire, pra nuk do te jete nje pune e izoluar. Ideja eshte te ndertojme nje prodhim cilesor ne TV Klan, ku cdokush ka dhene kontributin e vet dhe ku prioritet i jepet te qeshures dhe faktit, qe spektatori te ndjehet i lire.

Dhe meqe folem per prezantuesit, a do te kemi ndonje femer simpatike bashke me ju?

Nuk e kemi vendosur taksative, pranine e nje femre. Mozaiku i ketij spektakli po mblidhet ne menyre graduale dhe perpara se te dalim ne shfaqjen e madhe ne do te shikojme elementet e tij. Mua me vjen mire, qe vazhdimisht po bashkohen me ne njerez qe jane pozitive ndaj artit ne Shqiperi dhe permes kesaj interviste u them te gjithe atyre qe kane dicka per te thene, te vijne te na takojne, sepse do te ndjehen shume komode.

Eshte menduar dita e javes kur spektakli do te jete ne ekran?

Kjo do te mendohet ne varesi te programacioneve te Televizionit Kombetar Klan, duke qene se cdo dite ai ka prodhime shume te mira, qe vijne ne ekran.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›