Gjinushi: Reforma zgjedhore, si në 2009-n. Po kërkohet të vidhen partitë e vogla
Partitë e ashtuquajtura të vogla tashmë janë seriozisht të shqetësuara për atë që do të ndodhë me reformën zgjedhore. Kreu i Partisë Social Demokarte, Skënder Gjinushi, ka thënë se PD dhe PS janë dukë vënë në jetë skenarin e përdorur me 2009-n. Sipas Gjinushit, synimi i dy partive të mëdha është që të vjedhin votat e partive të vogla.
Gjinushi akuzoi se dy partitë e mëdha po vjedhin partitë e vogla me anë të sistemit zgjedhor. Për këtë ai e konsideron si të dështuar që tani këtë reformë.
Deklarata e Gjinushit vjen pasi komisioni i reformës tha qartë se nuk do të ketë ndryshim të sistemit elektoral, që do të thotë se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që pritet të mbahen në mesin e vitit 2013, sistemi që do të përdoret do të jetë rajonal proporcional.
Një ditë më parë ndërohë, u bë e ditur se partitë e Gjinushit,Milosdhe Petro Koçit, do të bashkohen në një të vetme për zgjedhjet e ardhshme.