Ish-kryeministrat ish-komunistë duan ti shmangen me çdo kusht burgut
Nga Eduard Zaloshnja
Në rubrikën Eastern Approaches të revistës The Economist, është publikuar një analizë e situatës së nderë politike në Rumani. Situata e nderë është krijuar prej vendimit të parlamentit për shkarkimin e presidentit rumun dhe për ndryshimin e rregullave të referendumit që mund të vulosë vendimin e parlamentit për shkarkimin e presidentit. Njëkohësisht, parlamenti rumun po kryen ndryshime kushtetuese të ngjashme me ato të Hungarisë. Dhe këto zhvillime rrezikojnë që Rumania e majtë ti bashkohet Hungarisë së djathtë në statusin e vendit anëtar të BE-së që do të ketë sanksione financiare për arsye politike.
Po pse parlamenti rumun i është qepur kaq keq presidentit të vendit? Sipas analizës së sipërpërmendur, arsyeja duhet gjetur te fakti se kryeministri aktual Victor Ponta ka pasur si mentor akademik dhe politik ish-kryeministrin Adrian Nastase, i fundit ish-komunist në krye të qeverisë rumune. Dhe ai është dënuar me dy vjet burg për korrupsion. Ndërkohë, një president i ri ka shanse ta falë ish-komunistin Nastase, i cili ka ndihmuar kryeministrin aktual të bëjë plagjiaturën në dizertacionin e tij të doktoraturës.
Ditën që iu shpall dënimi me burg, Nastase tentoi të vriste veten, por shpëtoi. Duket se ish-kryeministrat ish-komunistë sdorëzohen kollaj bëjnë të pamundurën që ti shmangen burgut
