E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debati i plotë PD-PS për Ina Ramën, Hoxha: Ajo është rrugaçe

Komisioni i Ligjeve

Deputeti i PD e akuzon për mospërfillje të Kuvendit, e mbrojnë deputetet femra të PS.

Majko: Tërhiqni akuzat. Hoxha: Ajo është rrugaçe.

Rezoluta e punës njëvjeçare të Proku-rorisë dhe përfshirja në të e ngjarjeve të 21 janarit ka shkaktuar akuza dhe fyerje mes deputetëve të maxhorancës dhe opozitës. Në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Ligjeve, ish-kryeministri Pandeli Majko kërkoi që shumica të konfirmojë deklaratat e bëra nga Ina Rama për pjesëmarrje në puçin e shtetit, ose ti tërheqë ato përfundimisht. Në vitin 2011 Parlamenti ka pasur një marrëdhënie shumë të sikletshme me Prokurorinë e Përgjithshme dhe mendoj se kjo nuk duhet shmangur, se bëhet fjalë për një rezolutë që ka të bëjë me punën e Prokurorisë më 2011-shin. U ngrit një Komision hetimor, ku është kërkuar të flasë edhe prokurorja. Ne smund të bëjmë sikur më 2011-shin ska ndodhur asgjë në marrëdhëniet mes Ekzekutivit, Parlamentit dhe prokurores së Përgjithshme. Kryeministri ka thënë para Komisionit hetimor që prokurorja e Përgjithshme është bashkëpunëtore e grushtit të shtetit, tha Majko në nisje të shqyrtimit të projekt-rezolutës. Por, i menjëhershëm ishte reagimi i maxhorancës, ku deputeti Fatos Hoxha kujtoi faktin se kryeprokurorja ishte e vetmja në atë periudhë që braktisi mbledhjen e Komisionit hetimor Parlamentar. Komisioni hetimor i ngritur nga Parlamenti do të hetojë veprimtarinë e institucioneve dhe nuk ka ngritur akuza. Ju skeni të drejtë të shtrembëroni atë realitet që është shprehur në media. Po, mor po, por edhe prokurorja e Përgjithshme ti thotë Parlamentit që nuk pjerdh për ju, vetëm këtu ndodh. Merru me këtë, jo me atë. Për këtë duhet të na vijë ne turp, u përgjigj deputeti demokrat. Ajo i thotë Parlamentit të Shqipërisë që unë nuk pyes për ju. Hajde ta vëmë këtë, dhe jo llafet e rrugëve. Vetëm një rrugaçe e bën këtë, se bën njeri tjetër. Absolutisht vetëm një rrugaçe e bën, theksoi më tej Hoxha. Fjalori i përdorur prej tij nxiti reagimin e deputetëve socialistë, të cilët kërkuan nga kryetari i Komisionit të ndërhynte për ti ndërprerë fjalën Hoxhës. Deputetet socialiste, Ligori, Felaj e Hysi kanë mbrojtur kryeprokuroren, madje në shenjë proteste kanë braktisur mbledhjen e Komisionit.

Mbledhja
Nuk ka njeri që e pengon trajtimin e rezolutës dhe dërgimin e saj në seancë plenare. Çështja specifike që trajton Majko nuk mund të jetë as e shtruar në formën siç e shtron Majko objekt i rezolutës, për shkak se për ngjarjen kriminale në periudhën që i referohet dhe për veprimin ose mosveprimin e institucioneve, ka një komision të posaçëm parlamentar që po merret dhe sna takon neve që të japim konkluzione, tha Rusmali në përgjigje të deklaratave të deputetit të PS-së, Pandeli Majko.

Debati në Komisionin e Ligjeve
Pandeli Majko:
Në vitin 2011 Parlamenti ka pasur një marrëdhënie shumë të sikletshme me Prokurorinë e Përgjithshme dhe mendoj se kjo nuk duhet shmangur, se bëhet fjalë për një rezolutë që ka të bëjë me punën e Prokurorisë më 2011-n. U ngrit një komision hetimor, ku është kërkuar të flasë edhe prokurorja. Akuza që i është bërë asaj nga Kryeministri dhe maxhoranca ka qenë se ajo ishte pjesë e një grushti shteti. Ne smund të kalojmë një rezolutë kështu, nuk mund të bëjmë sikur ska ndodhur asgjë.
Fatos Hoxha: Bëj propozim ti.
Pandeli Majko: Nuk po flas këtu për Presidentin, shefin e SHIK-ut apo dhe opozitën. Maxhoranca nuk duhet të mbyllë sytë, por të marrë një qëndrim të sajin për veprimtarinë e Prokurorisë. Ose ajo ka qenë pjesëmarrëse në grusht shteti, ose nuk ka qenë. Me këtë që keni sjellë këtu del që nuk ka qenë pjesëmarrëse në grusht shteti.
Ilir Bano: A ka pasur grusht shteti?
Bashkim Fino: Atë e keni thënë ju.
Edi Paloka: Grusht ka qenë, thotë Pandi, por a ka qenë prokurorja, apo jo?
Fatos Hoxha: Komisioni hetimor i ngritur nga Parlamenti do të hetojë veprimtarinë e institucioneve, dhe nuk ka ngritur akuza. Ju skeni të drejtë të shtrembëroni atë realitet që është shprehur në media.
Pandeli Majko: Ne smund të bëjmë sikur më 2011-shin ska ndodhur asgjë në marrëdhëniet mes Ekzekutivit, Parlamentit dhe prokurores së Përgjithshme. Kryeministri ka thënë para Komisionit hetimor që prokurorja e Përgjithshme është bashkëpunëtore e grushtit të shtetit.
Fatos Hoxha: Po, mor po, por edhe prokurorja e Përgjithshme ti thotë Parlamentit që nuk pjerdh për ju, vetëm këtu ndodh. Merru me këtë, jo me atë. Për këtë duhet të na vijë ne turp.
Bashkim Fino: Kapeni kristalin e radhës së Fatosit.
Fatos Hoxha: Ajo thotë që unë nuk pyes për ju, Parlamentit të Shqipërisë. Hajde ta vëmë këtë, dhe jo llafet e rrugëve. Vetëm një rrugaçe e bën këtë, se bën njeri tjetër. Absolutisht vetëm një rrugaçe e bën.
Ermonela Felaj: Çfarë flet ti, more.
Shega Ligori: Zoti kryetar, do të ndërhyni ju?
Pandeli Majko: Si i thua rrugaçe?
Fatos Hoxha: Jo, nuk i thashë asaj, por nëse e ka bërë, është rrugaçe.
Pandeli Majko: Po rri, more Fatos tani, ça është kjo histori?
Fatos Hoxha: Ta them përsëri, atë që ka bërë ajo para këtij Parlamenti asnjë rrugaç nuk e bën.
Pandeli Majko: Është turp kjo.
Vasilika Hysi: Ju burrat mos flisni sot.
Fatos Hoxha: Keni frikë të flisni ju, dhe ky nuk është faji ynë. Do mbrosh prokuroren, Shega? Pse ke frikë?
Shega Ligori: Ma jep fjalën, ta tregoj unë.
Ilir Rusmali: Nuk ka njeri që e pengon trajtimin e rezolutës dhe dërgimin e saj në seancë plenare. Çështja specifike që trajton Majko nuk mund të jetë as e shtruar në formën siç e shtron Majko objekt i rezolutës, për shkak se për ngjarjen kriminale në periudhën që i referohet dhe për veprimin ose mosveprimin e institucioneve, ka një komision të posaçëm parlamentar që po merret dhe sna takon neve që të japim konkluzione.
Bashkim Fino: Hajde ta bëjmë rezolutën me një draft nga të dyja palët. Në këtë sens dua të ndihmoj që të ul edhe gjakftohtësinë e Fatosit sot, që nuk e di çfarë ka.
Fatos Hoxha: Rrofsh, rrofsh!
Shega Ligori: Kjo mbledhje doli nga binarët nga ana etike. Unë e di qasjen e kësaj maxhorance ndaj institucioneve të pavarura. Ajo që më shqetësoi më shumë nga të gjitha është që nuk mundet këtu një deputet ti drejtohet me atë lloj gjuhe dy herë…
Fatos Hoxha: Tri herë, tri herë.
Shega Ligori: Unë vërejtjen e kam për drejtimin e Komisionit. Ju si kryetar Komisioni duhet ti thoni mbyll gojën, ose dil nga komisioni direkt, sepse nuk mund të përdorësh këto fjalë as në prani të kamerave, as për femra, po deshe ti.
Fatos Hoxha: Sa të paska vrarë, moj Shegë!
Shega Ligori: Natyrisht që më ka vrarë shumë, vëlla, dhe mbylle gojën se nuk ta ka dhënë fjalën kryetari.
Fatos Hoxha: Ti sikur do bëhesh prokurore!
Ilir Rusmali: Të vërtetat gjithmonë janë subjektive.
Shega Ligori: Po gjuha, kjo është gjuha? Distancohuni të paktën.
Fatos Hoxha: Ore, po pse e keni xhan ju prokuroren, unë duhet të bëj autokritikë? Nuk jam pishman unë fare.
Bashkim Fino: Fol si të duash, ore, kush ta preu ty

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›