E Diel, 1 Nëntor 2026

Imami: Opozita kërkon të krijojë konflikt por s`do ta lejoj

Ministri i Mbrojtjes Arben Imami ka reaguar sot në lidhje me kërkesën e deputetëve të Partisë Socialiste por kontroll në ministrinë e Mbrojtjes. Në një prononcim për mediat, Imami ka theksuar se kontrolli i kërkuar nga opozita nuk është ligjshëm pasi kontrolli mund të bëhet vetëm nëpërmjet një vendimi.

“Opozita nuk kërkon kontroll. Duhet të respektohen procedurat. Kontolli që kërkohet që ushtrohet me dhunë kërkon të krijojë një konflikt mes paleve dhe nuk do t`jua jap këtë kënaqësi. Ligji do të zbatohet në këtë vend demokratik. Unë jam i gatshëm të jap çdo lloj informacioni” shtoi Imami.

I pyetur nga mediat në lidhje me akuzat për trafik armësh, Imami i quajti amatorizëm politik, pasi sipas tij, nuk mund të ketë trafik armësh në një vend anëtarë të NATO-s. “Ne kemi një tregëti të ligjshme të armëve dhe shitjet janë bërë transparente. Ka dy rrugë ose të shkatërrojmë armët ose ato para nga shitja e tyre ti përdorim për demontimin e municioneve” theksoi Imami.

Ndërsa është pyetur në lidhje me përgjimet për të cilat ka folur opozita ditët e fundit, Imami theksoi; “Nga deklarata e Ramës dhe Gjonit kuptohet se kush është i përgjuari. Ministria e Mbrojtjes është në një sulm. Është Partia Socialiste që po përpiqet të mbledhë informacion në rrugë të kundraligjshme për Minstrinë e Mbrotjes, kjo është rrugë e vjetër e spiunëve.”


Ndërkohë Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, do të raportojë në Kuvend më datë 16 korrik për akuzat e opozitës për tregti armësh dhe abuzime me strukturat e Shërbimit Informativ të Ushtrisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›