Tomasova: Heqja e imunitetit, me rëndësi për integrimin

Ambasadorja e Çekisë Bronislava Tomasova e ka cilësuar si të rëndësishëm paktin e arritur me dy partive të mëdha në vend për reformën zgjedhore ndërsa ka shtuar se kjo marrëveshje nuk është përcaktuese për marrjen e statusit të vendit kandidat nga Shqipëria.
Nga qyteti i Gjirokastrës, ambasadorja çeke ka theksuar se rëndësi për integrimin e vendit janë edhe heqja e imunitetit për zyrtarët e lartë dhe përmbushja e të gjitha kritereve të kërkuar nga Komisionin Europian.
"Është i rëndësishëm pakti i arritur për reformën zgjedhore por jo përcaktuesi. Me rëndësi është edhe heqja e imunitetit për nënpunësit e lartë dhe sidomos planet angazhuese që ka marrë qeveria në programin e saj në lidhje me detyrat që përcaktohen për marrjen e statusit kandidat për në BE. I rëndësishëm është edhe raporti përfundimtar që do të dërgojë Komisioni Europian që është progress raporti për Shqipërinë ku çdo shtet ka fjalën e tij. Në si republikë çeke e përkrahim fuqimisht integrimin e Shqipërisë në strukturat e Bashkimit Europian, pasi vetë ne i kemi kaluar më parë këto procese” ka theksuar Tomasova.
Ambasadorja çeke gjatë vizitës në Gjirokastër është takuar edhe me kryetarin e Bashkisë Flamur Bime dhe me prefekten e qarkut Mimoza Çomo me të cilët ka diskutuar për bashkëpunimin mes dy palëve jo vetëm në fushën ekonomike por edhe në projekte mjedisore.