E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjinushi: Zgjidhja, Berisha te largohet

"Para jush do te dorezohet cdo qeveri, jo me qeveria frikacake e Sali Berishes. Kriza ka vetem nje emer, Sali Berisha. Zgjidhja eshte vetem nje, largimi i tij. Ne kete godine mund te hysh vetem me vullnetin dhe voten tuaj, jo duke perdorur Ilirin si celes kopil. Ju keni mbeshtetjen e te gjithe Evropes demokratike. Pushteti mbahet me vote, jo me shkopinjte e policit. I themi Sali Berishes se nuk jane opozitaret me precedent penal, me precedent me penal eshte qeveria e tij. Ne kete ben pjese nga Sali Gerdeci tek Ilir floriri. Sot me te vertete kemi te mbledhur ansamblin babezia."

Milo: Ftese Doris Pak, te vije ketu
"Sot eshte ora finale e protestes sone 2-javore, ora finale e protestes sone shumemujore, sot me teper se kurre ne duhet t'i deshmojme kesaj qeverise se nuk do ta pranojme me te qendrojne ne kete zyra qe kemi perballe. Sot shqiptaret deshirojne t'i jepet fund kesaj qeverie te paturpshme qe nuk degjon zerin e arsyes, zerin e popullit. Prandaj zoti Berisha, perfaqesues te qeverise, degjojeni popullin, degjojeni sa nuk eshte vone, ka ardhur ora finale. I bej nje ftese zonjes Pack qe di shume pak se cfare ndodh ne Shqiperi, te vij ketu dhe te mos na flase nga zyrat e sponsorizuara te Brukselit".

Ndoka: Berisha s'na nenshtron dot"
"Keta burra dhe gra, te rinj dhe te reja, qe sot po sakrifikojne veten e tyre, jane deshmia me e qarte se shqiptaret nuk jane mposhtur perballe tiranise qe po mban peng vendin tone. Seanca e fundit parlamentare e transmetuar ne disa media eshte ilustrimi me i qarte i degradimit te kesaj mazhorance. Per ne integrimi eshte nje proces reformash. Ne jemi ketu te gjithe bashke per t'i thene Beri
shes se nuk do te arrije kurre te nenshtroje shqiptaret. Ke vetem nje zgjidhje, ose te hapesh kutite, ose te ikesh nje hap e me pare nga qeveria per t'i hapur rrugen zgjedhjeve te lira e te ndershme ne Shqiperi."

Dule: 250 mije shqiptare, ne shesh
"Sot jemi mbi 250 mije shqiptare te gjithe ketu sebashku, per te drejtuar thirrjen hapni kutite, hapni rrugen demokracie, hapni rrugen e votes. Jam nga ato tubime qe me gojen plot mund te themi plot shprehjen: Zeri i popullit eshte zeri i perendise, mjere ai qe zerin e popullit nuk e degjon, e anashkalon. Perdite e me teper keto zgjedhje delegjitimohen jo vetem ne syte tane, por edhe te syve te partnereve nderkombetare. Te nderuar qytetare keni edhe vecse 14 dite qe njoftojme nje eveniment shume te madh per demokracine ne vendin tone."
Xhafaj: Nuk terhiqemi nga kjo rruge
"Askush te mos mendoje se ne do te terhiqemi nga kjo rruge, ka ardhur koha qe te mbyllet njehere arsyetimi, te gjithe duhet te kuptojne boll me me shprehjet, t'i themi te urtit qe t'i hapet rruge budallait. Tani ka ardhur koha i shprehjes: Ruaju nga zemerimi i te urtit. Ne sot kerkojme thjesht vetem nje te drejte kushtetuese, nje te drejte kushtetuese. Nese kjo na e mohon nje te drejte te tille, atehere ne nuk do ta njohim kete qeveri dhe te krijohen zgjedhjeve te parakohshme. Ne jemi te gatshem per te negociuar me kerkesat tona, por nuk jemi te gatshem te bejme pazare ne kurriz te demokracise".

Felaj: "Faleminderit te gjitheve. Ne jemi ketu ne emer te jetes, te femijeve tone. Gjithkush qe na kundervihet, te kuptoje se vec turpi i ka marre dhe nuk eshte me shqiptare. Kuvendi nuk eshte me atje, eshte ketu, ketu fillon e ardhmja jone".
Beqja: "Ne po zhvillojme betejen me te madhe midis qytetarise dhe barbarise. Me qendresen tuaj ne po i themi jo barbarise qe eshte ehe sot ne qeveri. Barbar eshte edhe prefekti i Tiranes, barbar eshte edhe ajo mazhorance ne Kuvend".
Ahmetaj: "Kam pare miq qe dalin me barele nga kjo cader, ne nuk do te dalim nga kjo cader me kembet tona deri ne diten qe Sali Berisha dhe qeveria e tij do te gjunjezohet perpara nje populli te tere demokrat".
Xhacka: "Me lejoni t'ju falenderoj per mbeshtetjen e jashtezakonshme qe na keni dhene. Evropa ka kohe qe ka mberritur ne dyert e Bashkise, ne jemi ketu per ta kthyer Evropen ne dyert e Qeverise. Kjo cader perfaqeson jo vetem urine tone, por urine e gjithsecilit prej jush per liri dhe demokraci".
Lutaj: "Ne jemi duke festuar ditelindje pas ditelindje te njeri-tjetrit, femijet tane jashte kesaj cfare festojne ditelindjet e tyre pa ne, pa pranine tone. Nje mesazh me thote: "Bijte e mi gjendja e juaj eshte e rende, prandaj deshmoret e kombit jane ngritur ne kembe".
Balla: "Mesazh 2 mije policeve rreth Kryeminister, ne nuk jemi ketu per ju. Morali ka humbur per aq sa kohe qe shteti drejtohet nga nje kryeminister hajdut. Mos kini frike nga greva e urise, as nga 200 mije shqiptare dhe shqiptaret qe jane ne proteste, se dita e clirimit per shqiptaret po afron".
Baraj: "Ju premtojme se nuk do te dalim qe ketu pa realizuar qellimin tuaj dhe tonin. I drejtohem ndonje politikani evropian si Doris Pack, te cilet nuk duan te shikojne realitetin shqiptar, se me popullin shqiptar ka filluar te qarkulloje ideja se Doris Pack dhe ndonje tjeter jane te korruptuar si kutia e votimit".
Klosi: "Kjo periudhe ka qene politika me e lavdishme e PS. ne arritem te ishim nga 20 deputete, te shnderrohemi ne 200 greviste, te shnderrohemi ne 200 mije protestues. Sali Berisha nje komunist i vjeter, mendon se do te shkrihemi ketu, por harron se jemi kaq shume sebashku me ju".
Kola: "Une kam bere per diktaturen 26 vjet burg. Kam trecerek shekuj qe udhehiqemi nga te cmendur dhe paskemi qene populli me i forte ne bote qe nuk jemi cmendur. Ju e shkulet 97', ju duhet ta shkulni edhe tani. Rrofte Shqiperia, rrofte populli shqiptar".
Ajtyreza: "Kjo levizje kaq e rendesishme eshte bere drita e shpreses se mijerave qytetareve shqiptare qe ndjejne plaget e demokracise. Kaluam shume dite, mbase do te kalojne shume te tjera, por ne te gjithe te bashke nuk do te thyejme betimin per mbrojtjen e lirise dhe te ardhmes".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›