E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasada amerikane keshillon qytetaret e saj te evitojne levizjet ne bulevard

Protesta e paralajmeruar e opozites ka detyruar qeverine amerikane qe te lajmeroje qytetaret e ketij vendi qe te shmangin levizjet ne bulevardin "Deshmoret e Kombit" dhe ne sheshin "Skenderbej". Ne nje njoftim te publikuar ne faqen zyrtare te Ambasades Amerikane ketu ne Tirane, thuhet se, u kerkohet shtetasve amerikane qe te evitojne levizjet ne vendet e lartpermendura. Ne njoftim sqarohet gjithashtu se, edhe pse natyra e demonstratave eshte paqesore, ato mund te kthehen ne veprime te dhunshme dhe te paparashikuara. Njoftimi i kerkon shtetasve amerikane te jene te vemendshem dhe te mundohen te shmangin te gjitha situatat e paparashikuara, te cilat mund te ndodhin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›