E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarkozi paralajmeron Kinen: Mund te bojkotojme

Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, nuk e ka perjashtuar bojkotimin e Lojerave te Pekinit. "Te gjitha opsionet jane te hapura", ka thene Sarkozi, duke folur per gazetaret ne jug te Frances. Pyetjes per nje bojkotim te mundshem te Olimpiades, pa percaktuar nese i referohet vetem ceremonise se hapjes apo krejt Lojerave, Sarkozi eshte pergjigjur qe "te gjitha opsionet jane te hapura, por une i drejtohem sensit te pergjegjesise te drejtuesve kineze. Mendoj se duhet te reagojne nese kerkojne te marrin rezultate". Nderkohe, Presidenti amerikan, Xhorxh Bush, nga ana e tij, ka bere me dije se eshte gjithmone i interesuar te marre pjese ne Lojerat kineze, ndonese ka pasur dhune ndaj kundershtareve qe duan pavaresine e Tibetit. Kunder bojkotit eshte presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Durao Barrosi, qe u ka kerkuar 27 vendeve te Bashkimit Evropian qe te stabilizojne nje qendrim te perbashket. "Eshte e rendesishme qe Evropa te shfaqe shqetesimin e saj rreth respektimit te te drejtave te njeriut ne Kine dhe ne Tibet, por Lojerat nuk jane nje takim politik, keshtu nuk kemi asnje qartesi se ndonje forme bojkoti mund te sjelle respektimin e ligjeve ne ato vende".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›