Gjinushi kritika Rames Opozita nuk eshte me e besueshme

Kreu i PSD-se thirrje per zgjedhje te parakohshme. E kote cdo kerkese per transparence
Aleatet e Partise Socialiste shprehen kritike dhe te pakenaqur per menyren se si selia roze po i ben opozite qeverise. Pakenaqesite u shprehen dje publikisht nga kreu i socialdemokrateve Skender Gjinushi nje prej figurave te se majtes qe prej kohesh po mban nje qendrim kritik ndaj aleatit te tij te madh kryesocialistit Rama.
Duke u pozicionuar hapur kunder aksioneve te paqarta politike te ndermarra qe pas humbjes ne zgjedhje Gjinushi vuri ne dukje se opozita po humbet besimin e mbeshteteseve te saj. Por pervec pakenaqesive per menyren e te berit opozite nga Partia Socialiste dhe opozita Gjinushi kerkoi largimin e qeverise dhe rikonfigurimin e Parlamentit dhe te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Sipas tij opsioni i vetem per te nxjerre vendin nga kriza politike Partia Socialdemokrate sheh zgjedhjet e parakohshme. Kreu i PSD-se Skender Gjinushi akuzoi dje Komisionin Qendror te Zgjedhjeve si bashkepunetor te qeverise per manipulimin e zgjedhjeve dhe beri thirrje per nje qendrim te perbashket opozitar per te larguar qeverine Berisha. Aleati i Rames beri thirrje per zgjedhje te parakohshme duke i quajtur te kota tashme perpjekjet e se majtes per te bere transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit te vitit te kaluar.
Vendit i duhen zgjedhje te parakohshme dhe nje qeveri e Komision Qendror te Zgjedhjeve qe garanton zgjedhje te standardit. Kjo eshte e vetmja zgjidhje per PSD-ne. Kete duhet ta mbeshtese cdo opozitar jo vetem me fjale por me qendrime konkrete dhe duhet ta mbeshtese cdo opozitar. Shqiperise i duhet nje qendrim opozitar i vertete dhe zgjedhje te verteta - deklaroi Skender Gjinushi. Kreu i PSD-se ben me pergjegjes Kryeministrin Berisha per krizen politike ndersa opozita shton ai ka faj tolerancen e tepruar deri ne lejimin e neperkembjes se te drejtave te saj kushtetuese ne Kuvend ne KQZ apo ne RTSH. Sipas Gjinushit asnje lloj transparence e Kushtetutes nuk mund te ligjeroje djegien e votes se popullit vecse nje veprim mafioz.
Sipas Skender Gjinushit kreu i Partise Socialdemokrate ka ardhur momenti qe opozita te ndryshoje pozicionin dhe kerkesat ne raport me qeverine dhe kreun e saj.
Ai vuri ne dukje se tashme cdo kerkese tjeter per transparence eshte e kote pasi sipas tij eshte kuptuar qarte se qeveria aktuale nuk do ta lejoje kete gje. Ai hodhi nje sere akuzash mbi mazhorancen qeverisese duke e bere ate pergjegjese per mosmarrjen e statusit te Shqiperise per vendin kandidat per ne Bashkimin Evropian.
Cdo thirrje per transparence sot e tutje do tingellonte si nje tallje. Me qeverine aktuale nuk ka transparence as per voten as per rrugen e kombit qe u vodh nga hajdutet e kombit as per Gerdecin dhe as per deshtimin e statusit te vendit kandidat. Me kete qeveri nuk ka te ardhme - theksoi kreu i PSD-se Skender Gjinushi.