Gjinushi perkrah Ramen: Dakord me bojkotin
Kryetari i Partise Socialdemokrate, Skender Gjinushi, perkrahu dje zyrtarisht qendrimin e Partise Socialiste per bojkotin e parlamentit te Shqiperise. Perkrahja e vendimit per bojkotin erdhi pas takimit te zhvilluar paraditen e djeshme ne seline roze me kryetarin ne detyre te Partise Socialiste, Edi Rama. Ne takimin qe zgjati perreth nje ore e tridhjete minuta, nje nga pikat e diskutimit dhe arsyeja kryesore e ketij takimi, ishte vendimi per bojkotimin e parlamentit. Megjithese kreu socialdemokrat nuk ka fituar nje mandat per parlamentin e ri, ai perkrahu vendimin per bojkot, si dhe perkushtimin e socialisteve per provokimin e zgjedhjeve te parakohshme. Pas takimit ne seline roze, Skender Gjinushi, gjate nje prononcimi per mediat theksoi se zgjedhjet parlamentare te 28 Qershorit nuk permbushen standardet dhe se partia e tij mbeshteste vendimin per bojkot te Parlamentit nga ana e deputeteve socialist. "Me nje Parlament me demokraci te cenuar dhe cunguar, te dale nga zgjedhje jo te ligjshme dhe jo te standardeve patjeter qe bojkoti eshte veprimi i pare. Nuk mjafton vetem bojkoti, patjeter qe ne na takon roli qe ky vend te kthehet ne nje vend normal", u shpreh Gjinushi. Sipas tij, Ilir Meta ben pazar me Sali Berishen per te mbajtur gjalle korrupsionin. Ai e vleresoi si nje marreveshje sipas etiketimit te bere nga vete dy protagonistet, te Sali Gerdecit me Ilir Floririn. "Mjaftojne keto etiketime per te kuptuar moralin e kesaj marreveshje. Ne shohim qe nderkohe qe bertet per deformim, merr dhe shet ne treg te hapur tek e djathta. Zgjedhjet e parakohshme do te ishin nje zgjidhje per te kthyer vendin ne normalitet", tha lideri i Partise Socialdemokrate. D.Dedej