E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grupi Bankar te Pireut, rritet fitimi neto

Kushtet e ekonomise globale mbeten te veshtira, por gjithsesi me sinjale te forta permiresimi dhe stabilizimi te tregjeve nderkombetare per gjysmen e dyte te vitit 2009. keshtu ka bere te ditur ne nje deklarate per mediat, kryetari i Bordit te Drejtoreve, Michalis Sallas. Ai tha se Piraeus Group i ka hartuar politikat e tij ne menyre te tille qe te forcoje bilancin e grupit dhe te permiresoje rezultatet e tij. Likuiditeti i grupit ka mberritur thuajse ne nivele historike, kredite e keqija jane rritur vetem me 4.5% ne shkalle te ngadalesuar kete gjashtemujor, niveli i mjaftueshmerise se kapitalit eshte permiresuar me nje total prej 11.2% dhe raporti i kapitalit baze (Tier I) ne nivelin e 7.9% si dhe shpenzimet operacionale i jane permbajtur nivelit te 1%. Sallas tha se fitimi neto i grupit ka shenuar nje zbritje me 55% krahasuar me vitin e kaluar ne te njejten periudhe per gjysmen e pare te 2009, por gjithsesi ky fitim ka shenuar rritje gjate tre mujorit te dyte te vitit 2009 me 48%, krahasuar me vitin e kaluar. Ai permendi se fitimi para taxes dhe provigjionet shenojne 368 milione Euro per gjashtemujorin e pare te 2009. Kurse totali i aseteve shenon shifren e 54 miliarde Euro per kete 6 mujor. Po ashtu vuri ne dukje se kredite e keqija ( >180 dite) jane 2.3% dhe te mbuluar me provigjone 92%. Nderkohe, Tirana Bank del po ashtu me rezultate pozitive per 6 mujorin e pare 2009. z. Sallas tha se Tirana Bank ka vazhduar gjithashtu permiresimin e rezultateve te saj gjate gjysmes se pare te vitit 2009 duke treguar serish pozicionin e saj te forte dhe stabilitet ne tregun shqiptar. Ai permendi se fitimi para takses per gjashtemujorin e pare te vitit 2009 shenon 2.7 milione euro.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›