E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata Administrative, lobon biznesi

Projektligji per Gjykaten Administrative eshte rikthyer ne ceshtje diskutimi mes grupimeve te biznesit vendas, te cilat po lobojne per kalimin sa me te shpejte ne rendin e dites se parlamentit te ri. Drejtuesit e 28 shoqatave te biznesit te mbledhur ne nje tavoline te perbashket kane rene dakord te fillojne kete muaj nje fushate intensive ne perkrahje te ketij projektligji. Sipas biznesit vendas krijimi i nje sistemi modern te gjykatave do te mundesoje zgjidhjen ne menyre efektive dhe te drejte te mosmarreveshjeve administrative. Ne kete takim, merrte pjese edhe Drejtorja e Misionit te USAID ne Shqiperi, Roberta Mahoney. "Tani varet kryesisht nga ju, qe t'i beni vendim-marresit t'i vene ne jete planet per krijimin e Gjykates Administrative si nje institucion, nga i cili do te perfitojne komuniteti i biznesit, institucionet publike dhe te gjithe qytetaret".

Me miratimin e ligjit USAID siguron se do te punoje me qeverine per ngritjen e Gjykates Administrative. Pranveren e ketij viti shoqatat e biznesit u bashkuan dhe i kerkuan Parlamentit ta kalonte kete ligj para zgjedhjeve te 29 qershorit, gje e cila nuk ndodhi. Tashme nje grupim akoma me i gjere i shoqatave te biznesit synon qe ta ngreje zerin me fort para Parlamentit ne menyre qe ligjberesit ta miratojne kete vjeshte ligjin per Gjykaten Administrative. Me miratimin e p/ligjit, USAID do te punoje me qeverine shqiptare dhe sistemin e drejtesise per ngritjen e ketyre gjykatave, ne kuader te Marreveshjes Prag te Korporates se Sfides se Mijevjecarit per Shqiperine II. "P/ligji Per Gjykatat Administrative ka per qellim te krijoje nje sistem qe do te sherbeje si mekanizem per te mbrojtur te drejtat dhe interesat ligjore te te gjithe shtetasve shqiptare lidhur me ceshtjet administrative, permes nje procesi te rregullt e korrekt dhe brenda afateve te arsyeshme", tha Mahoney . Ne projektligj parashikohet edhe shkurtimi i kohes per gjykimin e ceshtjeve administrative nga 130 dite ne gjykaten e shkalles se pare ne nje maksimum prej 60 ditesh, si dhe shkurton ne 10 dite kohen per zbatimin e vendimeve te Gjykates Administrative. Projektligji per GJA u perfshi ne rend te dites ne seancen parlamentare me 11 maj, si dhe ne ate te jashtezakonshmen ne date 15 maj te vitit 2009. Deputetet socialiste nuk moren pjese ne keto dy seanca, prandaj dhe p/ligji nuk u hodh per votim. Hyrja ne fuqi e ketij p/ligji, si nje ligj organik, kerkon shumice te cilesuar ne Parlament qe do te thote 84 pro nga 140 deputete qe ka Kuvendi i Shqiperise. S.P


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›