E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Krimi elektoral e ben Kuvendin nje institucion ilegjitim

Denis Dedej

Kryetari ne detyre i Partise Socialiste, Edi Rama, ka reaguar diten e djeshme ndaj firmosjes se koalicionit Berisha-Meta, duke e cilesuar si kurorezim te nje maskarade zgjedhore. Permes nje deklarate per shtyp, Rama vleresoi dje kete koalicion se "ne themelin e saj ka krimin elektoral" dhe ka per fytyre te saj pazarin e hershem dhe te paralajmeruar prej tyre te Sali Berishes me Ilir Meten. "Dua te perserit jo vetem qe nga ky pazar dhe mbi themelet e kesaj maskarade zgjedhore nuk mund te lind asgje tjeter, pervecse nje qeverie e cila do te thelloj krizen e demokracise, krizen e shtetit te se drejtes, krizen ekonomike", u shpreh lideri ne detyre i selise roze. Por njekohesisht, ai perseriti se ky eshte momenti per t'u bashkuar qe te gjithe dhe per ta ribere apelin ne adrese te te gjitha atyre qe sinqerisht e ndershmerisht besuan tek Ilir Meta, ne emer te asaj cka ai premtoi, qe te behej pjese e familjes se madhe politike te Partise Socialiste dhe aleateve te saj. Sipas tij, eshte koha per t'u bere te gjithe bashke kunder kesaj krushqie te turpshme, sepse dasma e kryeplakut te politikes se vjeter me nusen e re te xhuvelizmit do t'ju kushtoj shume Shqiperise dhe shqiptareve. Per Ramen, Shqiperia dhe shqiptaret nuk kane mundesi dhe mbi te gjitha arsye qe te paguajne vijimesisht, duke hyre ne borxhe edhe me te medha se ketu ku ka hyre sot cdo familje shqiptare, per shkak te papergjegjshmerise se qeverise, per nje qeverisje qe nuk mund te ofroje asgje, por qe vetem do te rrite ne menyre eksponenciale fitimet dhe perfitimet e ketij grushti njerezisht te bashkuar per te vijuar plackitjen e nisur te Shqiperise. "Krimi elektoral e ben Kuvendin nje institucion me legjitimet thellesisht te cunguar dhe qeverine nje nenprodukt te deformimit zgjedhor", theksoi Edi Rama. Kurse mashtrimi publik i Ilir Metes, sipas tij, qe u kurorezua me marreveshjen e tij te hapur me Sali Berishen, thellon krizen e rende te besimit te njerezve te politika dhe e ben politiken te duket me shume se kurre nje genjeshter tallese me ata qe zgjedhin. Per socialistet kjo eshte nje arsye me shume per t'u bashkuar dhe per t'i dhene politikes ate permase qe ajo duhet te kete, si nje art dhe nje instrument per te zgjidhur problemet e perbashketa dhe jo si nje genjeshter tallese, per te marre votat ne emer te problemeve qe pretendohen se zgjidhen dhe pastaj per te zgjidhur vetem probleme dhe shuajtur orekse krejt personale. Marreveshje midis Levizjes Socialiste per Integrim dhe Partise Demokratike u firmos dy dite me pare ne ambientet e Kryesise se Kuvendit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›