Pakti qeverises mes PD e LSI, solli reagimin e kryetarit ne detyre te PS
Partia Demokratike dhe Levizja Socialiste per Integrim prej dy ditesh jane ne nje koalicion te perbashket qeverises. Marreveshja e tyre, e firmosur nga dy kreret, Berisha-Meta, synon ndertimin dhe funksionimin e nje qeverie sa me efikase, qe do te arrije integrimin e vendit duke perballuar sfidat politike. Kjo marreveshje, e cila do te zgjase 4 vjet, por qe lideret kane shprehur optimizmin per zgjatjen e kesaj marreveshje, parasheh bashkepunimin per zgjedhjet lokale dhe per zgjedhjet e tjera parlamentare. Kreu i LSI, Ilir Meta, do te jete zevendeskryeminister dhe minister i Jashtem ne qeverine e ardhshme. Perpos kesaj, partia e tij do te kete ministrine e Ekonomise dhe ate te Shendetesise.