E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca dhe Sllovenia mbështesin shtetin e Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur sot në takime të ndara ambasadorin e Francës në Prishtinë, Jean-François Fitou dhe atë të Sllovenisë, Jozef Hlep.

Në këto takime, ambasadorët përgëzuan ministrin Hoxhaj për zgjedhjen e tij në postin e Ministrit të Punëve të Jashtme dhe shprehën gadishmërinë e shteteve të tyre për thellimin e marrëdhënieve bilaterale në përafrimin e Kosovës me këto shtete.
 

Ambasadori Fitou mirëpriti kërkesën e ministrit Hoxhaj për thellimin e bashkëpunimit të Kosovës me Francën jo vetëm në marrëdhëniet diplomatike, politike, por edhe në promovimin e Ekonomisë, Tregtisë, Turizmit, Kulturës dhe Sportit.
Ministri Hoxhaj ka thënë se do të ketë një energji dhe optimizëm të ri në diplomacinë kosovare, që do të rezultojë me promovimin e imazhit real të Kosovës në botë. Ai ka shtruar nevojën e nënshkrimit të marrëveshjeve bilaterale mes komunave dhe ministrive të dy shteteve.

“Bashkëpunimi mes Republikës së Sllovenisë dhe Republikës së Kosovës do të thellohen edhe më shumë në të gjitha fushat. Më lejoni që të shfrytëzoj rastin t`ju siguroj se Sllovenia do t`i ofroj ndihmë Republikës së Kosovës në rrugën e saj drejt njohjeve ndërkombëtare dhe integrimeve në strukturat euroatlantike”, thuhet në urimin e Ministrit të Punëve të Jashtë të Sllovenisë, Samuel Zbogar.
Ndërsa, ministri Hoxhaj ka falënderuar ambasadorin dhe shtetit slloven për përkrahjen e vazhdueshme të Kosovës në integrimet rajonale dhe euroatlantike.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›