E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozy: Franca, mbështetje Kosovës

Presidenti francez Nicolas Sarkozy i ka siguruar Kosovës mbështetjen e mëtejshme të vendit të tij.
Këtë mesazh Sarkozy e ka shprehur në një letër dërguar presidentit të ri të Kosovës, Behxhet Pacolli.

“Kosova ka bërë reforma thelbësore për konsolidimin e institucioneve dhe në sundimin e ligjit”, shprehet Sarkozy në letrën e tij.

Letra në fjalë iu dorëzua presidentit Pacolli nga ambasadori francez në Prishtinë, Jean Francois Fitou.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›