Gjiri i "Gjeneralit", të pandehurit njihen me akuzat
Prokuroria e Tiranës ka thirrur
në prokurori të pandehurit
e mbivendosjes së 48 hektarëve
tokë në vendin e quajtur gjiri i
"Gjeneralit" në qytetin e Kavajës.
Sipas hetuesve të çështjes,
gjashtë të pandehurit janë njohur
me përfundimin e hetimeve
dhe kanë marrë në dorë aktet
hetimore. Burime nga prokuroria
deklarojnë se skandali me
mbivendosjet e pronave te gjiri
i "Gjeneralit" do të përfundojë
së shpejti në dyert e gjykatës. Të
pandehurit kanë masa të lehta,
pasi skandali është zbehur. Fillimisht
hetuesit e çështjes i hetuan
në "themel" të gjitha faktet. Madje
shkuan në zonën ku ndodheshin
pronat dhe konstatuan se zyrtarët
e AKKP-së dhe një biznesmen,
krahas mbivendosjes së pronës,
kishin spostuar dhe zmadhuar
pronën në fjalë në afërsi të bregdetit.
Pas konstatimit, hetuesit
u bindën se falsifikimi i dokumenteve
përbënte vepër penale
dhe vunë nën akuzë 6 persona.
Më pas u diskutuan kolegjialisht
masat e sigurisë për përgjegjësit.
Hetuesit e çështjes shprehën
bindjen se veprimet e tyre ishin
të parregullta dhe dëmi llogaritej
rreth 24 milionë euro. Nga provat
e mësipërme, hetuesit propozuan
që masat e sigurisë të ishin "arrest
në burg". Por ato janë zbehur
nga drejtuesit e Prokurorisë së
Tiranës, të cilët vendosën që masat
e sigurisë ndaj të akuzuarve të
ishin më të buta. U vendos për
katër të pandehur masa "arrest
shtëpie", ndërsa për biznesmenin
Alban Xhillari prokuroria kërkoi
një garanci pasurore dhe detyrim
paraqitjeje. Gjithashtu, organi i
prokurorisë kërkoi masën detyrim
paraqitje edhe për ish-kreun
e AKKP-së, Tunxh Vatnikaj.
në prokurori të pandehurit
e mbivendosjes së 48 hektarëve
tokë në vendin e quajtur gjiri i
"Gjeneralit" në qytetin e Kavajës.
Sipas hetuesve të çështjes,
gjashtë të pandehurit janë njohur
me përfundimin e hetimeve
dhe kanë marrë në dorë aktet
hetimore. Burime nga prokuroria
deklarojnë se skandali me
mbivendosjet e pronave te gjiri
i "Gjeneralit" do të përfundojë
së shpejti në dyert e gjykatës. Të
pandehurit kanë masa të lehta,
pasi skandali është zbehur. Fillimisht
hetuesit e çështjes i hetuan
në "themel" të gjitha faktet. Madje
shkuan në zonën ku ndodheshin
pronat dhe konstatuan se zyrtarët
e AKKP-së dhe një biznesmen,
krahas mbivendosjes së pronës,
kishin spostuar dhe zmadhuar
pronën në fjalë në afërsi të bregdetit.
Pas konstatimit, hetuesit
u bindën se falsifikimi i dokumenteve
përbënte vepër penale
dhe vunë nën akuzë 6 persona.
Më pas u diskutuan kolegjialisht
masat e sigurisë për përgjegjësit.
Hetuesit e çështjes shprehën
bindjen se veprimet e tyre ishin
të parregullta dhe dëmi llogaritej
rreth 24 milionë euro. Nga provat
e mësipërme, hetuesit propozuan
që masat e sigurisë të ishin "arrest
në burg". Por ato janë zbehur
nga drejtuesit e Prokurorisë së
Tiranës, të cilët vendosën që masat
e sigurisë ndaj të akuzuarve të
ishin më të buta. U vendos për
katër të pandehur masa "arrest
shtëpie", ndërsa për biznesmenin
Alban Xhillari prokuroria kërkoi
një garanci pasurore dhe detyrim
paraqitjeje. Gjithashtu, organi i
prokurorisë kërkoi masën detyrim
paraqitje edhe për ish-kreun
e AKKP-së, Tunxh Vatnikaj.