E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran, gati prova në reaktorin bërthamor

Zyrtarët iranianë dhe rusë
kanë nisur një provë për
vënien në funksionim të
uzinës së parë bërthamore iraniane.
Testi përfshin edhe pasurimin
e uraniumit, që duhet për të
vënë në punë uzinën e ndërtuar
nga rusët në Bushehr. Si pasojë e
kësaj prove pritet që të vijnë reagime
të ndryshme nga komuniteti
ndërkombëtar, i cili është i shqetësuar
për ambicien bërthamore të
Iranit. Sipas një zyrtari të vendit
islcentrifugave të tij për pasurimin e
uraniumit deri në 6000. Zëvendëspresidenti
dhe shefi
bërthamor, Aghazadeh, tha se aktiviteti
në Nantaz është zhvilluar
me një hap normal. Sipas tij, plani
është që në këtë vend, gjatë 5
viteve të ardhshme të instalohen
edhe 50 mijë centrifuga të tjera.
Provat aktuale, që kanë nisur 10
ditë më parë, pritet që të zgjasin
nga 4 deri në 7 muaj. Reaktori u nis
më parë nga një kompani gjermane
nën Shahuin e Iranit, por
revolucioni dhe lufta i ndërprenë
për disa kohë planet, derisa në
vitin 1995 rusët e morën situatën
në dorë. Provat janë shtyrë për një
kohë të gjatë dhe më në fund për
to u vendos këtë vit. Për sa i përket
njoftimit zyrtar për vënien në
punë të uzinës, data e fillimit do të
lajmërohet shumë shpejt. Irani
aktualisht po shkel rezolutën e
Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që
i kërkojnë ndërprerjen e veprimtarisë
bërthamore. Vendi islamik
ngulmon se është duke zhvilluar
industrinë bërthamore për
qëllime civile. Por kjo nuk i pengoi
iranianët që për 18 vjet të fshihnin
faktin e pasurimit të uraniumit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›