Gjiri i Lalëzit, çelet sezoni turistik

Në nje atmosfere te vecante eshte celur sezoni turistik ne plazhin e Gjirit te Lalezit ne Durres. Në këtë kuadër jane organizuar nje varg aktivitetesh kulturore dhe artistike, ku kane marre pjese perfaqesues te pushtetit vendor, perfaqesues te biznesit turistik, pushues etj. Në takim kane pershendetur kryetari i komunes se Ishmit, Sulejman Ibrahimi, Prefekti i Durresit Genci Alizoti,deputeti Gazmir Bizhga etj.
Plazhi i Gjirit te Lalezit,ndonese eshte nder plazhet me te rinj në vend dhe konsiderohet nder plazhet e virgjera dhe te pastra. Mijëra pushues,vecanerisht nga Tirana dhe Kosova i drejtohen gjate sezonit turistik ketij plazhi,nderkohe qe dhe disa resorte turistike jane ngritur ne kete zone per turizmin elitar.