Përfundon provimi i matematikës, priten rezultatet e letërsisë

Ndryshe nga letërsia, maturantët janë më optimist për provimin e matematikës. Testit të dytë të detyruar i janë nënshtruar rreth 43.600 maturantët, të cilët për 2 orë e 30 minuta iu përgjigjën 25 pyetjeve me alternativë dhe zhvillim.
Pasi i kanë dhënë fund plotësimit të tezës ata janë shprehur se provimi ka qënë në nivel mesatar, brenda programit orientues dhe pritshmëria e maturanëtve në këtë rast është e lartë.
Ndërsa Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj ka zgjedhur qarkun e Shkodrës për të monitorur këtë proces.
Maturanët kanë përfunduar sfidën e dytë të matures, por ende nuk janë njohur me rezultatet e provimit të gjuhë-letërsisë.
Sipas autoriteve të Ministrisë së Arsimit notat e letërisë do të merren pas 2 ditëve, ndërkohë që maturantët do të përgatiten për provimet me zgjedhje në rast se duan të vazhdojnë Universitetin.