Mungesa e ujit në Vlorë, ankohen banorët e lagjes “11janari”

Thatësirës së verës nga temperaturat e larta i bashkohet edhe mungesa e ujit të pijshëm për banorët e lagjes “11 janari” në Vlorë. Si pasojë, në zonën e njohur si Pusi i Mezinit rreth 100 familje nuk furnizohen me ujë të pijshëm prej dy javësh, duke shkaktuar tek ata mjaft probleme për jetën e tyre të përditshme.
Banoret kane kerkuar zgjidhje te menjëherëshme të ceshtjes se furnizimit me uje te pijshem, pasi deklarojnë se jane edhe pagues te rregullt të taksave. Ata shprehen se jane vene ne kontakt me Drejtorine e Ujesjellesit, e cila i ka garantuar se do te kryejë furnizmin me uje ne banesat e tyre, por ende skane marre asnje zgjidhje deri tani.
Ceshtja e furnizimit me uje te pisjshem eshte një problem i mprehtë per shume lagje ne qytetin e Vlores. Pothuaj ne gjithe qytetin furnizimi eshtë me orare të kufizuara, kurse në shumë zona ky furnizim nuk kryhet rregullisht, per shkak te defekteve dhe neglizhences se ndermarrjes se ujesjellesit.