Dy aksidente, plagosin 5 persona
ELBASAN - Pesë persona kanë mbetur dje të plagosur nga dy aksidente rrugore në aksin Elbasan-Librazhd.
Burime të policisë lokale thanë se, rreth orës 23.00 të mbrëmjes së të premtes në vendin e quajtur Xibrrakë, mjeti tip "Nisan", me targa NEO 4036 që drejtohej nga Arben Meziu, 29 vjeç, banues në fshatin Shtërmen të rrethit të Elbasanit është përplasur me mjetin tip "Benz", me targa LB 1836 A, i drejtuar nga E.A., 25 vjeç, banues në fshatin Hotolisht, Librazhd. Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar katër shtetas njëra prej të cilave ishte një fëmijë një vjeçe, e cila ndodhej në mjetin tip "Nisan". Të njëjtat burime thanë se, aksidenti i dytë ndodhi rreth orës 02:30 në vendin e quajtur Labinot Fushë, ku 42-vjeçari Ferit Meta, drejtues i mjetit tip "Benz" ka aksidentuar kalimtarin G. D., 37 vjeç. Mësohet se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën dhe se shkak i aksidenteve ka qenë shpejtësia e madhe. a.k.